20 Prill 2024

Qeveria proruse e Bullgarisë ofron shanse për gazsjellësin “South Stream”

Moskë, 15 nëntor - Qeverinë e re proruse të Bullgarisë Moska e shikon si mundësi për realizimin e projektit të ndërtimit të gazsjellësit të anuluar disa herë “South Stream”, i cili do të transportojë gazin rus drejt Bullgarisë duke e kaluar tubacionin nën Detin e Zi.

Kremlini mirëpret qeverinë e re proruse të Bullgarisë, vend anëtar i Bashkimit Evropian, si një mundësi për të zhvilluar gazsjellësin “South Stream” (Rrjedha e Jugut), që është planifikuar të transportojë gaz nga Rusia drejt Bullgarisë duke kaluar nga Deti i Zi.

“Rusia gjithnjë ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë idenë për të zgjeruar bashkëpunimin me Bullgarinë”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS.

Projekti i këtij gazsjellësit është anuluar rreth dy vite më parë për shkak të konfliktit në lindje të Ukrainës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)