25 Maj 2018

Qeveria premton të bashkëpunojë ngushtë me përpunuesit e drurit

Prishtinë, 6 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në Konventën e Prodhuesve të Drurit.

Kryeministri Haradinaj, fillimisht falënderoi studentët, të cilët kanë krijuar modele të ndryshme për prodhimet që do të jenë “Made in Kosova”, por edhe donatorët, veçanërisht USAID-in për kontributin e tyre dhënë kompanive të cilat merren me përpunimin e drurit.

Më tutje, kryeministri Haradinaj përgëzoi të gjithë prodhuesit për punën e mirë që bëjnë duke i uruar për Konventën e Industrisë së Drurit.

Duke vlerësuar lartë traditën e përpunimit të drurit, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është shquar në të kaluarën në tërë Ballkanin për këtë veprimtari.

“Jam thellë i bindur se ka shumë produkte të Kosovës dhe mjeshtër të vyeshëm, që bëjnë punë të mirë dhe të cilët kanë nxjerrë prodhime që vërtet janë për tregjet më të avancuara të botës”, theksoi kryeministri, duke shtuar se Kosova sot mund të konkurrojë në cilindo treg.

Kryeministri theksoi se Qeveria do të bashkëpunojë ngushtë me përpunuesit e drurit dhe detyrat e saj t’i kryejë me kohë që t’ju mundësojë atyre të konkurrojnë në tregjet e botës.

“Shpreh gatishmërinë që si Qeveri e vendit të jemi bashkë në rrugëtimin tonë”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari  i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, Hashim Deshishku, tha se industria e përpunimit të drurit është njëra nga fushat e rëndësishme për ekonominë kosovare.

 “Sot ne mburremi me punën e shoqatës, e cila bëri të mundur që industria e  përpunimit të drurit të njihet nga të gjithë akterët në Kosovë dhe jashtë saj. Ajo bëri që zëri i industrisë të jetë i madh dhe i fuqishëm gjithmonë duke përkrahur industrinë e drurit”, tha ai, duke shtuar se ky sektor ka dëshmuar se është i aftë për t’u zhvilluar shpejt dhe të përshtatet me trendët e tregut të brendshëm dhe të jashtëm.

Lisa Magno, zëvendësdrejtoreshë e Misionit të USAID-it në Kosovë, vlerësoi lartë zhvillimet e arritura në industrinë e përpunimit të drurit në Kosovë, duke theksuar se qeveria dhe përpunuesit e drurit duhet të bashkëpunojnë ngushtë për krijimin e vendeve të reja të punës.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2018 - Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Drejtorisë së Arsimit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës mbahet aktiviteti i vrapimit të fëmijëve të lindur në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në shënim të Dites Olimpike. (Kazerma e FSK, ora 9:00)

- Agjencia e Punësimit në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes të përfituesve të programeve aktive të tregut të punës, ku do të përfitojnë 270 punëkërkues. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Përfaqësues të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me gjendjen e memorialëve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli merr pjesë në shpërndarjen e 90 pakove ushqimore për familjet në nevojë nga ana e organizatës Islamic Relief Kosova. (Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të klubit të futbollit “Drita” të Gjilanit, kampione e sivjetme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mbanë konferencën e rregullt javore. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Art and Community Center - Artpolis mban konferencë për medie lidhur me organizimin e edicionit të 6-të të festivalit më të madh feminist në Ballkan, FemArt. (Rings Restaurant, ora 12:00)

- Mbahet "Kumihimo Workshop"! në të cilen Hoko Tokoro, prezanton teknikën tradicionale Japoneze të quajtur Kumihimo, për krijimin e gërshetave me ngjyra nga fijet e mëndafshit. (Ambientet e Muzeut të Kosovësora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! do të organizojë tryezën e titulluar "Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve", ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë. (Ambientet e Kuvendit)