29 Mars 2024

Punëtorët e “Trepçës” paralajmërojnë protesta

Mitrovicë, 25 qershor - Punëtorët e minierës “Trepça” nga e hëna e ardhshme do të hyjnë në grevë për shkak se, sipas Sindikatës së Punëtorëve të “Trepçës”, kërkesat e tyre nuk janë përfshirë në draftstatutin e ndërmarrjes.

E kryesuesi i Bordit të Trepçës, Ardian Syla, thotë se kërkesat e punëtorëve nuk mund të përfshihen në statut, pasi kanë kosto të lartë dhe mund të jenë pengesë për zhvillimin e ndërmarrjes.

Më 18 dhe 19 qershor 2018, minatorët e Trepçës mbajtën grevë një orëshe të pakënaqur për përmbajtjen e draft statutit të Trepçës.

Por nëse kërkesat e tyrë e për këte ceshtje nuk merren parasysh, atëherë, ata thonë se do të vazhdijë me greva, e madje edhe kërcënojnë me eskalimin e tyre. Kështu tha për Radio Kosovën, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku.

“Deri të hënën, nëse nuk ndërmerren masa, ose nuk futen kërkesat tona në statut, atëherë, nga e hëna e tutje besoj se do të eskaloj situata. Nuk e di si ka me rrjedhë më tutje, ne kemi paralajmëruar grevë të përgjithëshme ose protestë masive në rrugë”, tha ai.

Sipas Sadikut, draft statuti i propozuar, nuk është në të mirë të punëtoreve e as të ndërmarrjes Trepça. Ai përmend disa nga kërkesat të cilat punëtorët kërkojnë që të përfshihen në statut.

 “Kemi kërkuar që pensionet e minatorëve të jenë 70 përqind e pagës si dhe mosha e pensionimit të jetë 50-55 vjet. Sigurim shëndetësor dhe atë në punë. Njohjen e stazhit të punës për vitet 89-99. Kemi kërkuar po ashtu që familja të ketë trashëgëmi në pensionet e familjarëve”, u shpreh Sadiku.

Sipas tij, asnjëra nga kërkesat e punëtorëve nuk është marrë parasysh, përdederisa shprehet se draftstatuti i propozuar, nuk është punuar nga Bordi Drejtues i Ndërmarrjes Trepça. Por, kryesuesi i këtij bordi, Ardian Syla, i tha Radio Kosovës se dokumenti në fjalë, është punuar nga ata, përderisa për pakënaqësitë dhe kërkesat e sindikatës, shprehet kështu:

“Pakënaqësitë e punëtorëve janë kryesisht në lidhje me qështjet sociale,- të cilat ata mendojnë se duhet të futen në statut. Mirëpo, shumica e bordit dhe qeveria mandojmë se qështjet sociale nuk duhet të futen në statut, por të rregullohen përmes formave ligjore”, tha ai.

Syla, thotë se është për zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve, por në këtë fazë, përmbushja e tyre nuk është në të mirë të Trepçës e as të punëtorëve, pasi që ka kosoto të lartë buxhetore. Nxjerrja e statutit dhe miratimi i tij, në Kuvendin e Kosovës, i hap rrugë regjistrimit të ndërmarrjes Trepça dhe fillimit të punës. Përderisa, në mungesë të tij, Ligji i Trepçës, edhe dy vite pas miratimit, nuk zbatohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)