19 Janar 2022

Publikohet Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e tretë

Prishtinë, 6 dhjetor - Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 4.4% në TM3 2021, krahasuar me TM2 2021. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (13.4%); prodhimi i mobilieve (7.2%); prodhimi i metaleve (5.3%); prodhimi i pajisjeve elektrike (4.0%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (3.4%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.9%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (2.3%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (1.1%); nxjerrja e xehes së metalit (0.7%); përpunimi i produkteve ushqimore (0.7%); dhe prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.3%).

Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-2.1%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj 

(-1.2%); prodhimi i pijeve (-0.6%); dhe xeheroret e guroret e tjera (-0.4%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2021 me TM3 2020, çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 6.9%. Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (17.0%); prodhimi i metaleve (12.1%); prodhimi i mobilieve (9.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (4.7%); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (4.7%); nxjerrja e xehes së metalit (4.2%); prodhimi i pajisjeve elektrike (4.1%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (3.7%); prodhimi i produkteve minerale jo-metalike (2.6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (2.5%); përpunimi i produkteve ushqimore (1.3%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.7%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (0.4%); dhe prodhimi produkteve kimike (0.3%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj 

(-3.3%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.8%); prodhimi i pijeve (-0.2%); dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë-rimorkiove (-0.1%).

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për TM3 2021,     vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/çmimet.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 janar 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e Drejta Banesore, shqyrton raportin e grupit punues në lidhje me zbatimin e mbikëqyrjes së Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media në të cilën do të prezantohet analiza me titull “Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme: problemet juridike të Projektligjit aktual”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft raportin e monitorimit të Ligjit për Shëndetin Mendor dhe diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. . (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me auditimin e raporteve vjetore financiare dhe raportet e deklarimit financiar të fushatës, së subjekteve politike, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
 
- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- The British School of Kosova organizon shfaqjen edukativo - arsimore për fëmije  "Mushkonjat dhe Princi". (Teatri "Faruk Begolli" në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban ceremoninë e themelimit të 22 vjetorit të saj në të cilën do të marrin pjesë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe drejtues nga odata ekonomike, përfaqësues nga institucionet ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues nga organizatat e kontabilitetit. (Qendra e Shërbimit për Tatimpagues, ish-ndërtesa e Gërmisë, sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Në kuadër të manifiestimit 'Flaka e Janarit' hapet ekspozitë memoaresh e kujtimesh "Dhoma e Kadriut, Jusufit dhe Bardhoshit". (Muzeu Etnologjik i qyteti të Gjilanit, ora 16:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj tubim me qytetarë ku do të shpaloset Manifesti - dokumenti i parë i partisë. (Hotel Grand, ora 17:00)