02 Korrik 2020

PSD: Shembje dheut brenda punishtes në Minierën e Artanës është lajm i rëndë

Prishtinë, 2 qershor - Partia Socialdemokrate (PSD) ka deklaruar se lajmi i sotëm për një shembje dheut brenda punishtes në Minierën e Artanës është lajm i rëndë.

Sipas informacioneve nga Sindikata e Punëtorëve të Trepçës, si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy minatorë të kësaj ndërmarrje.

Partia Socialdemokrate shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qëndron me gjitha kapacitetet e saj përkrah tyre në këto momente të vështira. Ndërsa të gjithë të lënduarve të tjerë i’u urojmë shërim sa më të shpejtë.

Industria nxjerrëse minerale nëntokësore përbën një zonë të aktivitetit të punës që qindra punëtorë i ekspozon në nivele të larta të rrezikut.

Shëndeti dhe siguria në punë e minatorëve të nëntokës është e rregulluar me direktiva të Bashkimit Evropian por edhe Ligjin Nr. 05/L -062 për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, përmes së cilit janë përcaktuar parimet e përgjithshme dhe të veçanta përmes së cilit parandalohen rreziqet në punë dhe mbrohet shëndeti i punëtorëve në sektorin minerar, detyrimet e punëdhënësit dhe të punëmarrësit.

Partia Socialdemokrate kërkon që ditëve në  vazhdim të hetohet një rast i tillë në mënyrë që minatorëve t’u krijohen kushtet më të mira për të punuar në mënyrë që ata të mos jenë të rrezikuar për arsye të mos-vendosjes së masave parandaluese.

Në këtë drejtim i bëjmë thirrje Inspektoratit të Minierave, që në pajtim me autorizimet ligjore të cilat i’a njeh legjislacioni në fuqi, sa më parë të inspektojë aksidentin e sotëm dhe të sjell raport të detajizuar publikur të gjerë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Inaugurohen zyrat të reja të Bankës Qendrore të Kosovës në të cilen do të merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Tek ish-zyrat e Komunës së Prishtinës që gjenden mes objektit të BQK-së dhe parkingut nëntokësor tek Hotel Grandi, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream në facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Gjilanit ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri vizitojnë stadiumin e qytetit në Gjilan si dhe vendosin gur-themelin e stadiumit ndihmës. (Gjilan, ora 11:00)
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për Progres me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik: “E drejta për ujë, peng i prokurimit: Analizë e tenderit maratonik për ujësjellës në Komunën e Dragashit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit. (Holli i Kuvendit të Kosovës​, ora 12:00)

- SKOPI Studentor organizon aksion simbolik për të treguar realitetin e krijuar nga emërimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. (Para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike për pozitat e larta drejtuese. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- IKD dhe INPO mbajnë konferencë për medie, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik “E drejta për ujë, peng i prokurimit”. (Hotel “Sirius”, ora 14:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ftuar të gjithë gazetarët e sportit, në takim me për të diskutuar mbarëvatjen e sportit në vendin tonë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sporti dhe gazetarët sportivë. (Kabineti i Ministres së MKRS-së, ora 15:15)