25 Prill 2024

Prokuroria e Prizrenit paraqet 11 kallëzime penale për ndërtime pa leje

Prishtinë, 30 dhjetor - Organet e drejtësisë janë aktivizuar sa i përket shqyrtimit të rasteve që kanë të bëjnë me ndërtime pa leje dhe dëmtimin e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, ani pse statistikat e tremujorit të tretë të vitit 2016 janë simbolike në këtë drejtim. 

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, Gjykata Themelore e Prizrenit lidhur me ndërtimet pa leje dhe dëmtimin e Trashëgimisë Kulturore ka raportuar se në departamentin e përgjithshëm ka 2 lëndë në procedurë gjyqësore, derisa te krimet e rënda ka 1 lëndë në procedim sa i përket trashëgimisë kulturore.  

Prokuroria Themelore e Prizrenit në raportin statistikor lidhur me ndërtimet pa leje, tejkalimet e lejeve, rrënime e dëmtim të monumenteve në Qendrën Historike të Prizrenit ka paraqitur se i ka pas në punë nga periudhat paraprake 11 kallëzime penale ndaj 17 personave, derisa në tremujorin e tretë nuk ka pranuar asnjë kallëzim penal.

Nga lëndët që i ka pas në punë në 3 kallëzime janë ngrit 3 aktakuza ndaj 3 personave, kanë filluar hetimet në një kallëzim ndaj 6 personave dhe janë hedhur poshtë 2 kallëzime ndaj 2 personave. Kanë ngelë në punë 6 kallëzime ndaj 12 personave.

Inspektorati i Komunës së Prizrenit gjatë tremujorit të tretë ka evidentuar dy raste të ndërtimeve pa leje, një nga Kisha Ortodokse Serbe dhe një nga një pronar privat, me ç’rast ka proceduar me dënime mandatore dhe inicim të procedurës gjyqësore për vepër penale në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë kësaj periudhe ka proceduar 12 lëndë në QRTK dhe KTK, dhe vetëm një lëndë vetëm në QRTK. Urbanizmi ka raportuar se në asnjë rast nuk lëshohet leja pa pëlqimin e autoriteteve të Trashëgimisë Kulturore.

QRTK-ja pohon se janë lëshuar 11 pëlqime, në bazë të vendimeve të IMMK-së, derisa pa shqyrtimin e QRTK-së janë evidentuar 3 objekte.

MMPH-ja ndërsa ka raportuar se gjatë kësaj periudhe ka realizuar një inspektim sipas ankesës rreth ndërtimit të objektit të banimit individual në Qendrën Historike të Prizrenit, dhe me vendim ka kërkuar nga DUPH-ja pezullimin e lejes ndërtimore. Organi komunal e ka respektuar urdhrin e inspektoratit të MMPH-së.

EC Ma Ndryshe përsërit qëndrimin se fakti që organet e drejtësisë kanë nisur adresimin e parregullsive urbanistike është inkurajues, por se megjithatë ka ende shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Madje edhe koordinimi më i afërt mes institucioneve të shtetit, të pushteteve të ndryshme, është i domosdoshëm për të vendosur  rend urbanistik në  Qendrën Historike dhe pjesët tjera të qytetit.

Në të njëjtën kohë, EC thekson se me legjislacionin në fuqi dëmtimi ose shkatërrimi i trashëgimisë kulturore përbën vepër penale dhe se politikat ndëshkimore duhet të aplikohen në mënyrë që të parandalohet degradimi si në Qendrën Historike të qytetit ashtu edhe në pjesët tjera të qytetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)