20 Prill 2024

Prodhuesit janë edhe shtylla e shoqërisë, jo vetëm e ekonomisë

Prishtinë, 19 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në edicionin e dytë të Konventës së Prodhuesve të Kosovës, organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Duke folur para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se prodhuesit tanë janë edhe shtylla e shoqërisë, jo vetëm e ekonomisë

Ai theksoi se përkundër vështirësive dhe pengesave të shumta me të cilat përballen ata, e që janë të shumta edhe në numër edhe në lloj, kanë vendosur që të investojnë dhe të punojnë në Kosovë.

“Nga unë si kryeministër dhe nga qeveria që unë drejtoj ju do të keni vëmendjen maksimale, prandaj pres që edhe nga kjo konventë të dilni me rekomandime të cilat ne do t’i kthejmë në veprime konkrete", deklaroi Kurti.

Ai theksoi se qeveria e tij i sheh ndërmarrësit si partner kyç në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik, prandaj do të heqin barrierat e të çlirojnë potencialin që kanë.

"Do të sigurojmë një ambient të barabartë duke hequr monopolet, duke eliminuar evazionin fiskal, por edhe duke siguruar furnizimin me energji elektrike me çmim të përballueshëm."

"Pra, së pari, do të bëjmë veprime me të cilat e nivelizojmë garën sepse një biznes nuk mund të rrisë prodhimin nëse operon në kushte të pabarabarta në treg. Pabarazia të dekurajon për garën", ka nenvizuar Kurti.

Kurti ka theksuar me tutje se Qeveria nuk mund të parandalojë fatkeqësitë natyrore por mund të krijojë fond për kompensim të dëmeve kur ato ndodhin, prandaj qeveria nen udhehqjen e tij do të fillojë përgatitjet për themelimin e Fondit të Sigurimeve Bujqësore.

"Do të investojmë në sisteme të ujitjes të tokave dhe në sigurimin e çmimeve minimale për produkte bujqësore nga ana e shtetit. Për prodhimet e atyre që punojnë duke i shndërruar tokat në ara, duhet të ketë çmime dysheme", ka shtuar Kurti.

Ai po ashtu ka deklaurar se investime të huaja në Kosovë ka pak sepse ka pasur shumë korrupsion dhe pak mbështetje.

"Korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit, e shoqëruar me monopolet për kompani të caktuara ka dëmtuar imazhin dhe ka frikësuar investitorët potencial", ka thene me tej Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)