29 Mars 2024

Prodhuesit enaftës zgjasin uljen e prodhimit deri në fund të 2018-s

Prishtinë, 1 dhjetor - OPEC-u dhe një aleancë shtetesh prodhuese të naftës ranë dakord të enjten për të zgjatur uljen e prodhimit të naftës bruto deri në fund të vitit të ardhshëm, nëntë muaj më shumë sesa parashikonte marrëveshja e mëparshme.

Vendimi i marrë nga 24 vende do të mbajë nivelin e prodhimit në rreth 1.8 milion fuçi në ditë.

Ministri i Naftës i Arabisë Saudite Khalid Al-Falih u shpreh:

"Kërkesa parashikohet të vazhdojë me ritmin shumë të mirë që kemi parë në dy vjetët e fundit, por kurrë nuk i dihet. Prandaj ne do të jemi shumë elastikë dhe do të shikojmë kërkesën".

Suksesi i strategjisë është pasqyruar në rritjen e çmimit të naftës bruto.

Çmimi i naftës tani është afro 60 dollarë amerikanë për fuçi, me një rritje vjetore gati 20 për qind.

Të enjten, nafta me kontratë me zbatim të ardhshëm në ShBA u tregtua në 57.08 dollarë amerikanë për fuçi, duke u ulur 22 centë gjatë ditës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)