16 Prill 2024

Prodhimi industrial turk shënon një rritje me 8,7 për qind

Stamboll, 9 shkurt - Prodhimi industrial turk në vitin 2017 ka shënuar një rritje me 8,7 për qind në krahasim me 2016-n.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) publikoi të enjten rezultatet e indeksit të prodhimit industrial (IPI) për dhjetorin e kaluar dhe vitin 2017.

Sipas të dhënave në fjalë, prodhimi industrial në dhjetor 2017, i korrigjuar nga efektet stinore dhe kalendarike, ka regjistruar një rritje me 0,9 për qind në krahasim me muajin pararendës.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2016, prodhimi industrial në dhjetorin e kaluar, i korrigjuar nga efektet kalendarike, është rritur me 8,7 për qind.

TUIK bën me dije nga ana tjetër se në të njëjtën periudhë, në indeksin e pakorrigjuar nga efektet stinore dhe kalendarike të prodhimit industrial ka pasur një rritje me 6,5 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)