16 Janar 2018

Prodhimi industrial turk rritet me 7 për qind në nëntor 2017

Ankara, 9 janar - Prodhimi industrial turk gjatë nëntorit 2017 është rritur me 7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016 dhe me 0,3 për qind në krahasim me muajin tetor.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK), rritja vjetore e prodhimit industrial është realizuar në nivelin 6,9 për qind.

Në tetor 2017, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2016, indeksi i sektorit të minierave dhe guroreve ka regjistruar një rritje me 0,5 për qind; indeksi i sektorit të industrisë së prodhimit është rritur me 7,7 për qind, kurse indeksi i sektorit të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gazit, avullit dhe klimatizimit (ngrohjes dhe ftohjes së ajrit) është rritur me 7,3%.

Prodhimi industrial në tetor 2017 ishte rritur me 7,3 për qind në bazë vjetore dhe me 0,7 për qind në bazë mujore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Janar 2018 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-019 për Standardizim, shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova organizon hapjen e hapësirave të renovuara për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët me sindromë Down pranë qendrës Down Syndrome Kosova në Prishtinë. (Zyrat e Down Syndrome Kosova, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media lidhur me vazhdimin e Dialogut Kosovë-Serbi. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, 13:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të zhvillimit të kurseve trajnuese për pjesëtarët e FSK-së në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së. (Kazerma e FSK-së "Skënderbeu" në Ferizaj, ora 13:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon takimin politik për Instrumentin e Para Anëtarësimit për vitet programuese 2018 dhe 2019”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:30)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi, do të flasë me rastin e përurimit zyrtar të faqes së re të internetit të Gjykatës Kushtetuese. (Sheshi 21, ora 15:30)