20 Nëntor 2019

Prodhimi i naftës në Arabinë Saudite bie për 50 për qind

Riad, 16 shtator - Arabia Saudite po përpiqet të normalizojë operacionet në fushat kryesore naftëmbajtëse pas sulmeve me dronë që reduktuan në 50% prodhimin e naftës në vend. Autoritetet në Riad thonë se do të përdorin rezervat kombëtare të naftës për të stabilizuar linjat e furnizimit botëror me naftë.

Ndërkaq, vazhdon paqartësia lidhur me organizatorët e sulmit që shkaktuan një rënie prej 5.7 milionë fuçish në ditë ose rreth 6% e prodhimit global të naftës në ditë. Po ashtu mbetet e paqartë pikënisja e raketave që goditën të shtunën objektin saudit të prodhimit të naftës.

Video amatore tregojnë flakë të fuqishme që kanë përfshirë objektin në lindje të vendit. Dje pasdite qiejt mbi qytetin Abkaid ishin mbuluar nga tymi. Zyrtarët sauditë thonë se nuk ka pasur dëme në njerëz nga sulmi.

Një zëdhënës ushtarak për grupet kryengritëse huti në Jemen mori përgjegjësi për sulmet dhe u betua të intensifikojë goditjet nëse sauditët vazhdojnë të sulmojnë objektivat e hutive në Jemen. Hutitë janë një grup shiit në Jemen që vazhdon të luftojë prej vitesh me forcat qeveritare.

Por dje Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo fajësoi Iranin për sulmin, duke përjashtuar mundësinë që hutitë të ishin të përfshirë në këtë akt.

“Nuk ka prova që sulmet erdhën nga Jemeni,” tha ai.

Departamenti i Shtetit nuk pranoi të ofronte prova për deklaratat e zotit Pompeo. Irani ka hedhur poshtë njoftimet se kishte lidhje me sulmin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2019

- Ambasada e Finlandës, UBT dhe UNDP organizojnë bashkërisht konferencën “Towards Small Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, organizuar nga ambasada e Finlandës në Prishtinë në bashkëpunim me UBT. (Magjistralja Prishtinë - Lipjan, kampusi i UBT-së, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të 20 nëntorit - Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, Komuna e Gjilanit organizon vizitë nga Asambleja e Fëmijëve në tri shkollat fillore: Selami Hallaqi, Thimi Mitko, Rexhep Elmazi për nder të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. (Objektete e shkollave, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve hap dyert për fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ambientet e KOMF për të biseduar bashkë për të drejtat e fëmijëve. (Zyret e KOMF, ora 10:00)

- Fillon punimet Kongresi i parë ndërkombëtarë për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Shtëpinë e Evropës në Kosovë organizojn aktivitetin kryesor për shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00) 

- OQJ Integra organizon publikimin e raportit “Instituti i Vetizoluar - Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Fëmijët e çerdhës "Dardania" në Gjilan dhurojnë 120 pako dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta. (Gjilan, ora 11:00) 

- Mbahen aktivitete argëtuese për fëmijët e zgjedhur nga Handikos, Asambleja e Fëmijëve, fëmijët nga komunitetet si dhe nga shkollat SHFMU, Gjilan mbështetur nga 'Albanica' dhe 'Kimi'. (Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon program nga Qendra e Vallëzimit Modern “Dancing House” Vallëzim Modern, Balet dhe Popullore. (Teatri i Qytetit, Gjilan ora 15:00)

- Qendra Multimedia shfaq "Pesë stinet e armikut te popullit" me regji të Blerta Nezirajt. (Teatri "Bekim Fehmiu" në Prizren, ora 20:00)