19 Prill 2024

Prodhimi i automjeteve Toyota në mbarë botën shënon rritje

Tokio, 29 tetor - Kompania japoneze e automjeteve Toyota njoftoi se për herë të parë në 9 muajt e fundit prodhimi i tyre në mbarë botën ka shënuar rritje dhe se në muajin shtator me një rritje prej 11.7 për qind kanë arritur në 841.915.

Toyota Motor njoftoi shifrat e prodhimit dhe shitjes, përfshirë edhe për markat e saj Daihatsu dhe Hino për muajin shtator.

Sipas kësaj, shifrat e Toyota-s kanë tejkaluar nivelin e vitit të kaluar. Marka për herë të parë që nga janari ka shënuar rritje ndërsa në muajin shtator me një rritje prej 11.7 për qind kanë arritur në 841.915. Në këtë rezultat ka ndikuar rritja e prodhimit në Kinë dhe Japoni.

Prodhimi global në Daihatsu ka rënë me 10.1 për qind duke arritur në 121.483 ndërsa Hino me 37.2 për qind rënie në 10.459.

Ndërkohë shitjet globale të Toyota-s shënuan rritje prej 1.9 për qind në shtator në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 837.049. Këtu kanë ndikuar shitjet në SHBA dhe Kinë.

Në periudhën e njëjtë Daihatsu ka shënuar rënie prej 22.5 për qind duke arritur në 65.512 shitje si dhe Hino me rënie prej 22.5 për qind duke arritur në 13.846.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)