19 Mars 2024

Prezantohet punimi “MSA dhe Standardizimi i Produkteve Vendore”

Prishtinë, 20 qershor - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) organizon tryezën “Efektet e standardizimit të produkteve vendore në maksimizimin e përfitimeve nga MSA” që do të mbahet sot në Prishtinë. 

Në këtë tryezë do të prezantohet edhe punimi “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Standardizimi i Produkteve Vendore”.

Punimi do të ofrojë një vlerësim të gjendjes aktuale të implementimit të MSA-së, respektivisht pjesës së standardizimit të produkteve vendore, dhe një analizë krahasuese mes vendeve të regjionit, respektivisht institucioneve që janë në përgjegjëse për standardizim, të cilat e kanë kryer tashmë implementimin e MSA-së.

Tryeza mëton të sjellë së bashku hisedarë të cilët janë direkt të prekur nga kriteret dhe politikat lehtësuese të vëna nga kjo marrëveshje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)