16 Prill 2024

Prezantohet automobili i parë i Turqisë

Ankara, 28 dhjetor - Me një ceremoni festive ku ka marr pjesë edhe Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, shteti i Turqisë ka prezantuar prototipin e parë te automobilit vendor.

Ky automobil, i cili ka distancën më të gjatë të akseve të këtij segmenti, brenda 30 minutave do të arrijë 80 për qind të kapacitetit të karikimit.

Me platformën modulare elektrike automobili do të ketë dy opsione, 300+ dhe 500+ kilometra distancë me një karikim, ndërsa do të jetë i kyçur vazhdimisht me qendër dhe përditësimet do të mund të bëhen nëpërmjet lidhjes 4G dhe 5G.

Menaxhimi i avancuar i baterisë dhe sistemet aktive të administrimit termik sigurojnë një makinë me bateri afatgjatë, ndërkaq shpejtësinë nga 0-100 km/h motori me 200 kuaj fuqi arrin për 7,6 sekonda, ndërsa modeli me motor 400 kuaj fuqi arrin për 4,8 sekonda.

Makina, e cila është 100 për qind elektrike, pas shtëpisë dhe zyrës do të jetë hapësira e tretë e jetesës dhe do të punojë me teknologji inteligjente që ofron më shumë se një makinë.

Infrastruktura e lidhjes e automobilit të Turqisë do të zëvendësojë në mënyrë të përhershme internetit dhe nuk do të nevojitet ndonjë pajisje të veçantë për t’u lidhur në internet.

Makina do të jetë në komunikim me të gjithë infrastrukturën inteligjente të qytetit, rrjetin elektrik, pajisjet, shtëpitë dhe ndërtesat dhe do të bëhet një asistent në shumë fusha të ndryshme të jetës.

Me dekretin e Presidentit të botuar në Gazetën Zyrtare, u qartësuan edhe detajet e prodhimit të makinave vendore elektrike.

Sipas dekretit të nënshkruar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), fabrika për prodhimin e makinave vendore elektrike do të ngrihet në Bursa dhe do të jepet ndihma shtetërore e bazuar në projekt.

Shuma totale e investimit fiks e parashikuar për ndërtimin e fabrikës, e cila do të ndërtohet si investim i ri nga ana e Grupit të Iniciativës Automobilistike Turke (TOGG), do të jetë 22 miliardë lira turke.

4 mijë e 323 persona do të punësohen në fabrikën për prodhimin e makinave vendase dhe 300 prej këtyre do të jenë personel të kualifikuar.

Prodhimi i makinave elektrike do të jetë 175 mijë njësi në 5 modele në vit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)