19 Mars 2024

Përurohet projekti për furnizimin me ujë në gjashtë fshatra të Kamenicës

Kamenicë, 14 mars - Kryetari Qëndron Kastrati bashkë me Ministrin e Financave Bedri Hamza, bënë përurimin e punimeve për furnizimin me ujë në fshatrat Hodonoc, Roganë, Novosellë, Muqivërc, Dajkoc dhe Shipashnicë të Poshtme.

Projekti për furnizimin me ujë përfshinë puset, stacionin e pompimit (pompat që dërgojnë ujin në rezervuar dhe trafon), rezervuarin me vëllim V= 1000 m3 dhe rrjetin shpërndarës në këto fshatra rreth 35km.

Kryetari Kastrati tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për 25% të banorëve të Kamenicës dhe se i është mirënjohës ministrit Hamza për përkrahjen e vazhdueshme.

“Falënderoj jashtëzakonisht shumë ministrin Hamza për mbështetjen e tij të vazhdueshme, Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim dhe organizatën joqeveritare CDI”, u shpreh ai.

Ndërkaq, ministri Hamza tha se gjithmonë do ta kemi mbështetjen e tij dhe se është i kënaqur që kryetari Kastrati po mundohet t’i shtyej projektet përpara.

Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim (SDC), Qeveria e Kosovës – Ministria e Financave dhe Komuna, projekt ky i cili ka vlerën prej 883.056.00€.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)