29 Mars 2024

Përurohet Fabrika për përpunimin e ujit në Shkabaj

Prishtinë, 17 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” organizon sot përurimin e Fabrikës për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj.

Ndërtimi i kësajë fabrike është projekti më i madh dhe më i rëndësishëm, që nga egzistenca e KRU - Prishtinës. Ky projekt do i rrisë sasitë e ujit, ku faza e parë do jetë  700 l/s .

Ndërtimi i Fabrikës për përpunimin e ujit në Shkabaj ka arritur koston në vlerë prej 35 milion euro. 

Financues të projektit janë: Qeveria e Republikës së Kosovës me 5 milion, Komisioni Evropian me 5 milion euro, Komuna e Prishtinës me 5 milion euro, dhe 20 milion KRU”Prishtina” sh.a. i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim me ç’rast, garantuese e kthimit të saj është Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë ceremoni, pjesëmarrës do të jenë: Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova, Ambasadorja e Gjermanisë Angelika Viets, Drejtori i KFË-së Roland Siller.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)