25 Prill 2024

Përpunues të drurit nga Kosova i ekspozojnë produktet e tyre në Gjermani

Prishtinë, 13 janar - Panairi Ndërkombëtar i Mobileve (IMM) në Kolonjë të Gjermanisë është ngjarja më e madhe BMB dhe panairi tregtar më i madh për prodhuesit e mobileve dhe interierëve në Evropë. Panairi fillon më 16 janar deri më 21 janar të vitit 2017 në Kolonjë, Gjermani.

Shoqata e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK) dhe kompanitë e përpunimit të drurit do të marrin pjesë dhe do t’i promovojnë produktet e tyre në Panairin e Mobileve IMM në Kolonjë të Gjermanisë me mbështetjen e EMPOWER Sektori Privat të USAID-it, në partneritet me Sida – (Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete).

Industria e përpunimit të drurit ka bërë përparim të madh në Kosovë në vitet e fundit. Kompanitë kosovare tani i furnizojnë me produktet e tyre si tregun vendor, ashtu edhe tregjet ndërkombëtare siç janë Gjermania, Holanda, Zvicra, Luksemburgu dhe vendet e tjera fqinje. Mundësitë e tregut të arritshme përmes këtij panairi përfshijnë shitësit me shumicë/distributorët e mëdhenj, zinxhirët e shitjes me pakicë dhe kontraktorët. Kjo është një ngjarje tejet e rëndësishme për çdo prodhues të mobileve apo interierëve që synon të eksportojë në Evropë. 

Në Panairin IMM në Kolonjë produktet e tyre do t’i ekspozojnë katër kompani të përpunimit të drurit nga Kosova (Binni, Palma, Albed dhe Graniti). Vitin e kaluar, EMPOWER e ka bashkëfinancuar vizitën e disa kompanive në këtë panair, reagimet për të cilën kanë qenë tejet pozitive. Për këtë arsye, SHPDK, me mbështetjen e EMPOWER, e ka sponsoruar pjesëmarrjen në edicionit e vitit 2017 të këtij panairi; megjithatë, këtë herë, si ekspozues.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)