29 Mars 2024

Pëlcitje gypi në rrugën 'Tirana' në Prishtinë

Prishtinë, 28 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka njoftuar konsumatorët e rrugës 'Tirana' në Prishtinë se tash për tash iu është ndëprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Pëlcitja e gypit të ujit me diametër fi 200 mm, gjatë ditës së sotme në orën 12.30, ka bërë që rruga në fjalë të ketë ndërprerje uji.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në sanimin e defektit.

Ndërprerjet e tilla për shkak të punimeve teknike sipas KRUP janë punime dhe ndërprerje uji të paplanifikuara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)