02 Mars 2021

Pastrohen një numër i madh i pusetave të kanalizimit në Prishtinë dhe Fushë Kosovë

Prishtinë, 18 prill - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka njoftuar se ekipe shtesë të mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza, gjatë ditës së sotme po vazhdojnë me intervenime në puseta të kanalizimit, gjithandej.

Sot janë pastruar mbi 8 puseta të ujërave të zeza në disa zona të shërbimit si në: rruga " Nënë Tereza" në Fushë Kosovë, një intervenim/ zhbllokim pusete në fshatin Henc dhe rruga "  Xheladin Hana" në lagjen" Arbëria" në Prishtinë, ndërsa rruga" Muhamet Qami" është inspektuar sot dhe nesër do të realizohen punime të mëdha nga ana e ekipeve të rrjetit të ujërave të zeza.

"Puna e tyre nuk ndalon asnjë moment, për të vazhduar edhe më tej deri në orët e vona të mbrëmjes", thekson Ujësjellësi 'Prishtina'.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)