28 Mars 2024

Pastrohen dhe dezinfektohen rezervuarët e ujit në Lipjan

Lipjan, 9 korrik - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar konsumatorët e komunës së Lipjanit, se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 18:00 nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyeja e kësaj ndërprerje është pastrimi dhe dezinfektimi i rezervuarëve si dhe kyçja e gypit të ri të ujit,  HDPE 100 D = 400 mm PN 10 bar në rezervuar të qytetit.

"Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe çdo investim në rrjetin e ujësjellësit realizohet për ofrimin e shërbimeve gjithnjë e më cilësore", thekson KRUP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)