21 Prill 2019

OPEC-u do të ulë prodhimin e naftës

Hanoi, 6 dhjetor - Ministrat e naftës nga eksportuesit kryesorë botërorë do të diskutojnë për uljen e prodhimit për të mbështetur çmimin aktual dhe frenimin e ofertës së tepërt.

Para takimit në Vietnam, ministri i Naftës dhe i Gazit i Omanit Mohammed bin Hamad Al Rumhy konfirmoi se prodhimi i naftës do të ulet, por ende nuk është diskutuar vëllimi i saktë.

Kryesuesja "de facto" e OPEC-ut, Arabia Saudite, ka treguar për një ulje të mprehtë nga janari i vitit të ardhshëm, pavarësisht presioneve nga presidenti amerikan Donald Trump për uljen e çmimit të naftës.

Rijadi shprehu pak kohë më parë dëshirën që OPEC-u dhe aleatët e tij të ulin të paktën 1.3 milion fuçi prodhim në ditë ose 1.3% e prodhimit global.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 prill 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilen flet Kryetari Albin Kurti. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të presë 60 nxënës nga Kosova, të cilët kanë qëndruar për disa ditë në familje në Shqipëri, si dhe 60 të tjerë nga Shqipëria bashkëmoshatarët, në familjet e të cilëve kanë qëndruar, të cilët tash do të qëndrojnë në familjet e këtyre nxënësve në Kosovë. (Ndërtesa e MAShT, ora 15:30)