22 Tetor 2020

OAK kërkon përkrahje për prodhuesit vendor

Prishtinë, 14 korrik - Mundësitë e bashkëpunimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe vështirësive të shkaktuara si pasojë e pandemisë, përkrahja e prodhuesve vendor, rëndësia e diskutimit paraprak të pakos së rimëkëmbjes me komunitetin e biznesit dhe specifikat që përmbanë për përkrahje të tyre, e sfidat me të cilat po përballen prodhuesit vendor me rrjetet e marketeve ishin arsyeja e takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe bizneseve me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi.

Në këtë takim u shpalosën shqetësimet e bizneseve, rëndësia e mbështetjes së tyre të cilat janë dëmtuar nga pandemia dhe rëndësia që të përkrahen prodhuesit vendor çoftë nëpërmjet ofertave apo lirimit të plotë të lëndës së parë si për furnizime brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu nga OAK u kërkua që të trajtohen me prioritet kërkesat e rreth 30 bizneseve të cilat kanë aplikuar për statusin e investitorit strategjik e të cilat janë në pritje për shqyrtim tash e disa vite.

Gezim Selimi nga Industria e Mishit Calabria theksoi sfidat me të cilat përballen si biznes prodhes në raport me rrjetet e marketeve duke përfshirë mosrespektimin e afatit të pagesave, pagesat që duhet të paguajnë për hapësira dhe pozicione, saldo vjetore, rabatet dhe produktet dhuratë me rastin e hapjes së pikave të reja paraqesin një kosto shtesë që po rëndon bizneset dhe prodhimet vendore.

Kurse Afërdita Gashi nga MC Unit theksoi vështirësitë e bizneseve përgjatë pandemisë dhe mungesën e përkrahjes nga ana e shtetit e sidomos tek bizneset ku udhëheqin gratë.

Gjatë këtij takimi u kërkua që të subvencionohet prodhimi vendor me 10%, të krijohen politika mbrojtëse e tek tenderimet publike përparësi të iu ipet prodhimeve vendore.

Ministri Krasniqi ritheksoi se do të jetë gjithherë përkrahës i bizneseve pasi që nga këto varet edhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Në fund, ministri Krasniqi e falënderoi Odën e Afarizmit për aktivitetin e pandalshëm në kreativitetin e përfaqësimit të bizneseve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)