26 Shkurt 2020

OAK kërkon largimin nga rendi i ditës - Projektligjin për Miniera dhe Minerale

Prishtinë, 28 shkurt - Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar me një Kërkesë: Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, Nënkryetarëve të Kuvendit, Kryetares së Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe anëtarëve të Komisionit, për largimin nga rendi i ditës - Projektligjin për Miniera dhe Minerale.

Arsyeje e tërheqjes është se ka më shumë se 6-të muaj që ky ligj është për miratim por nuk po kalon për mungesë kuorumi.

Arsye tjetër është edhe që në vazhdimësi jemi duke kërkuar që ky projektligj të rikthehet në rishqyrtim për shkak të mangësive të mëdha që i ka.

Siç jeni të informuar, OAK ka realizuar edhe një peticion përmes së cilit kërkon shfuqizimin e Udhëzimeve Administrative të cilat përveç që janë në kundërshtim me ligjin, ato po bllokojnë sektorin minerar.

Qëllim kryesor i këtyre kërkesave është krijimi i lehtësirave për këtë sektor që konsiderohet si një nga sektorët më me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2020 - Qytetarët e komunës së Rahovecit do të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Konstituohet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit N 302, ora 10:00)

- Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale organizojnë mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof.dr. Safet Beqiri. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësis, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhërin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave". (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

- Edona Reshitaj do të prezantojë koncert - recitalin “Zonjat e Kanges”. (Teatri Kombetar i Kosoves, ora 20:00)