19 Mars 2024

Nissan Navara nga viti i ardhshëm nuk shitet në Evropë

Tokio, 11 qershor - Kompania japoneze Nissan ka kohë që ka paralajmëruar mbylljen e fabrikës së saj në Barcelonë dhe kjo nënkupton se nuk do të shesë më në Evropë modelin e saj, Navara.

Sipas Nissanit, kjo ka të bëjë me interesim gjithnjë e më të vogël për modelin “pick-up” në Kontinentin e Vjetër, ku vitin e shkuar u shiten gjithsej 116.280 njësi, njofton Automotive News.

Renault Alaska dhe Mercedes X Class, modele të njëjta me Navaran, po ashtu janë prodhuar në Barcelonë, por është ndërprerë prodhimi i tyre për të njëjtët arsye.

Fillimisht mendohej që tregu i Evropës të furnizohej me modelet Navara të prodhuara në Tajlandë, por Bordi i Drejtorëve të Nissanit, ka vendosur të mos e ndërmarrë këtë hap.

Navara për herë të parë është lansuar në treg më 1985. Modeli i vitit 2004, ende vlerësohet i rëndësishëm për treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)