02 Mars 2021

Nga 15 shtatori mbahet Festivali i Arkitektures në Kosovë

Prishtinë, 10 shtator - Kosovo Architecture Foundation ka njoftuar se  nga 15 shtatori deri me 15 tetor do të mbahet programi i Festivalit te Arkitekturës në Kosovë.  

Ketë vit në program janë 36 ligjerata nga të cilat 8 jane nga Future Architecture 2020 Creatives.

Ligjeratat do mbahen nga dita e Marte deri te Premten cdo javë për 1 muaj duke fillu nga 18:30 dhe nga 19:30.

Te gjitha prezentimet do mbahen në platformen Zoom dhe do transmetohen ne facebook faqen e Festivalit te Arkitektures.

Ligjeruesit kryesore (Keynote's) kete vit do jane: Malkit Shoshan (Profesoreshe ne Harvard GSD), Beatrice Galilee (Kuratore e Arkitektures ne MET NYC), Justin Garrett Moore (Drejtor i NYC Design Commission dhe professor ne Columbia GSAPP), Carlo Ratti (Profesor ne MIT School of Architecture & Plannig), Nadar Tehrani (Dekan i School of Architecture ne Cooper Union) si dhe Sir.David Chipperfield.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)