28 Mars 2024

Nenshkruhet koncesionimi i minieres se Kalimashit

Tiranë, 23 Prill - Kurum Energy, Resources and Metallurgy (KERM), pjesë e Kurum Holding te Turqisë dhe Sichuan Jiannanchun International Group Ltd, nje grup i madh kompanish kineze, nënshkruan sot me Qeverinë Shqiptare një marrëveshje koncesionesh për eksplorimin dhe shfrytëzimin e depozitave te kromit dhe fabrikën e pasurimit te bakrit ne zonën e Kalimashit dhe Vlahnes ne veri te Shqipërisë.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes Dritan Prifti nënshkroi Kontratën ne emër te Qeverise Shqiptare.

Te dyja kompanitë njoftuan se kjo Marrëveshje Koncesioni do te zbatohet nga ndërmarrja e përbashkët e tyre e quajtur Illyria Mierals Indystry (IMI.), e cila synon te behet kompania lider ne fushën e minierave dhe metalurgjisë ne shkalle globale. Ndërmarrja e përbashkët pritet te filloje pune brenda pak muajve, pas përfundimit te punimeve përgatitore.

Te drejtat e koncesionit bëjnë te mundur qe IMI te zotërojë për një periudhe 35 vjeçare 6 milion ton rezerva te mineralit te kromit dhe te bakrit, te cilat ndodhen ne zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës. Projekti i cili arrin vlerën mbi 25 Mln $ konsiston ne eksplorimin e minierave, shfrytëzimin e atyre ekzistuese, përpunimin e mineraleve nëpërmjet dy impianteve pasuruese dhe prodhimin e një kapaciteti te konsiderueshëm te ferrokromit me karbon te larte (HC), ne një impiant qe te ndërtohet rishtas.

“Ky është një moment vendimtar për kompanitë tona, te cilat duhet fillimisht te hedhin themelet drejt një konsolidimi me te madh ne këtë sektor te prekur nga mungesa e kapitaleve dhe te zbatojnë ne maksimum një qasje te ekonomisë se shkalles ne nxjerrjen dhe përpunimin e lendeve te para baze, duke i ofruar tregut ndërkombëtar prodhime përfundimtare te cilësisë se larte” – tha Menaxheri i Përgjithshëm i KERM, Dr Zeki Kaya, i cili është edhe Koordinatori Vendor  i Kurum Holding A.Ş.

“Ne te vërtetë ne po mbushim një vakum te krijuar nga kjo situate kunderthenese, ne je vend ku pasuria kombëtare ndodhet ne nëntokë, ndërsa tregut ndërkombëtar i ofrohen vetëm sasi te vogla qe nxirren, pavarësisht kërkesës globale e cila është mjaft e larte për produkte te tilla dhe çmimit te tyre vazhdimisht ne rritje. Ka me dhjetëra leje shfrytëzimi minierave qe nuk prodhojnë. Kjo krijon një alternative dhe mundësi ne shkalle te gjere - si për politikë-bërësit ashtu edhe për investitorët, - për te adoptuar skema, ku minierat e vogla mund te bëhen pjese e panoramës se madhe ne mënyrë te kënaqshme. Me këtë vizion IMI Sh.a. do te ofroje një cikël te mbyllur dhe te integruar te industrisë se prodhimit ne Shqipëri për t’i ofruar tregut global prodhime përfundimtare. “Kjo është ajo qe njerëzit e këtij vendi e meritojnë dhe ajo çka kërkon tregu” – tha Z. Kaya.

Illyria Minerals Industry Sh.a do te instaloje dy impiante pasurimi me kapacitet te larte përpunimi ne zone për te inkurajuar gjithashtu operatoret e vegjël lokale te minierave t’i bashkohen kësaj skeme eksponenciale.

Duke iu referuar nevojave për energji qe kane nisma te tilla industriale, Presidenti i sipërmarrjes se re tha se nga ana e qeverise kërkohet te jepet një zgjidhje e qëndrueshme. “Nëse do te gjejmë bashkëpunim nga ana e Qeverise, ne padyshim do te dyfishojmë kapacitetet e prodhimit te ferrokromit dhe do te konsiderojmë seriozisht  mundësinë e prodhimit te ferro-aliazheve te tjera” – theksoi Kaya.

Wang Ying i Sichuan Jiannanchun International Group Ltd tha se kompania e tij – lider ne Kine për sa i përket prodhimit te ferrokromit-, ndan një besim te mbështetur tek Shqipëria si një vend demokratik qe po i afrohet BE-se.

“Ne mënyrë qe te sigurohen rrugët e ofertës, ne dëshirojmë te investojmë se bashku me një partner lokal dhe mendoj se kemi bere zgjedhjen e duhur ne kohen e duhur, pavarësisht krizës globale qe vuan tregu” – tha Z. Wang Ying.

Ying theksoi se “Projekti ynë parashikon eksplorimin masiv te kësaj zone te virgjër, fabrikat e pasurimit te kromit për te rritur cilësisht përqindjen e xeherorit dhe përpunimin elektro-metalurgjik për te prodhuar ferrokrom me karbon te larte. Ne do te përpiqemi te zgjerojmë dhe te diversifikojme objektivat e biznesit tone këtu me partneret tanë, duke perfshire energjine dhe veprimtari te tjera minerare” – përfundoi ai. 

Illyria Minerals Industry Sh.a beson se ky investim qe i kalon 25 Mln $ do te ndikoje pozitivisht ne mjedisin social dhe ekonomik si ne nivel lokal, ashtu edhe kombëtar.

“Është politika jone te premtojmë pak dhe te realizojmë shume për te qene korrekt me publikun. Ne do te investojmë aq sa kjo industri e qëndrueshme te kërkojë dhe për aq sa furnizimi me energji do te mund te ndjeke kurben e qendrueshmerise se ndërmarrjes se re IMI – përfundoi Dr. Zeki Kaya, Presidenti i shoqërisë se sapokrijuar IMI.

IMI do te filloje menjëherë programin e kërkimit gjeologjik krahas rihapjes se minierave ekzistuese dhe riprojektimit te impianteve ekzistuese te pasurimit ne zone.

Përveç te tjerash, kompania do te filloje se shpejti instalimin ne Kalimash te furrës shkrirëse, ne mënyrë qe prodhimet përfundimtare – ferrokromi me karbon te larte (HC FeCr) - te  mund te transferohet direkt ne Portin e Durrësit nëpërmjet autostradës se sapo ndërtuar Durrës-Kosove. Projekti do te punësojë një numër te konsiderueshëm njerëzish ne këtë zone rurale dhe do t’i shtoje vlere ekonomisë se vendit.

KERM u themelua ne vitin 2002 si pjese e strategjisë se zgjerimit dhe rritjes se Kurum Holding ne Ballkan. Kompania aktualisht operon ne fushën e hidrokarbureve dhe pret te investoje ne një impiant te energjisë hidroelektrike prej 60 MW me një partner lokal. Kurum Holding si grup posedon Uzinën e Shkrirjes se Çelikut ne Elbasan si dhe kantierin e vetëm detar ne Portin e Durrësit. (Për me shume informacion ne lidhje me Kompanitë lutem referohuni tek Pasqyra e Fakteve bashkëlidhur)

Sichuan Group ka një game te gjere aktivitetesh tregtie dhe prodhimi ne Kine, pike se pari ne furnizimin me minerale metalike te tregut kinez,  krahas pronësive ne industrinë e hoteleve dhe te drurit dhe përveç rolit te madh/kryesor ne prodhimin e likerit te famshëm Kinez ne bashkëpunim me Absolute Vodka te Finlandës. (Për me shume informacion ne lidhje me Kompanitë lutem referohuni tek Pasqyra e Fakteve bashkëlidhur)

# Kurum Energy, Resources and Metallurgy Sh.a.-KERM, pjese e Kurum Holding A.S. te Turqisë dhe Sichuan Jiannanchun International Group Ltd themeluan ne Shqipëri Illyria Minerals Industry Sh.a. (IMI)

# Një marrëveshje koncensionare me Qeverinë e Shqipërisë i jep te drejtën Illyria Minerals Industry Sh.a. (IMI) te eksploroje dhe shfrytëzojë 6 Mln ton depozita te kromit te zonës se Kalimashit dhe Vlahnes ne veri te Shqipërisë për një periudhe 35 vjeçare sipas një plani investimesh qe arrin ne 25 Milion Dollarë.

# Illyria Minerals Industry Sh.a. (IMI) do te rihape minierat ekzistuese, riprojektoje impiantet ekzistuese te pasurimit ne zone dhe do te filloje menjëherë punën për ndërtimin e impiantit te ferrokromit me karbon te larte (HC FeCr) duke integruar ne proces prodhimin e operatoreve te tjerë minerare.


Kurum Holding

Si një nga kompanitë Holding ne Turqi, e lindur vitet e fundit fale rritjes dinamike dhe te qëndrueshme, ajo ka aktivitete ne Shqipëri, Kosove, Serbi, Mal te Zi dhe Gjeorgji, krahas bazes se saj ne Turqi.

Kurum Holding ekziston ne Shqipëri me 4 kompani te mëdha dhe me një partneritet me Sigma IPP. Përveç KERM, pak me poshtë është profili i kompanive te tjera:  Shkurtimisht: 

Kurum International 

Si pjese e Kurum Holding, Kurum International hyri ne Shqipëri ne vitin 1999 duke ndërtuar uzinën me te madhe te prodhimit te çelikut ne Ballkan.

Kurum International ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 550,000 ton për hekur strukturash i petëzuar ne te nxehte dhe 400,000 ton çelik te lëngshëm qe realizohet ne mjediset e tij te shkrirjes dhe uzinën e petëzimit, te ndërtuara ne 43 ha te njësisë industriale. 

Kompania realizon 78% te shitjeve te saj brenda Shqipërisë, duke plotësuar 80% te kërkesës totale te tregut te vendit. Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Italia ndajnë pjesën kryesore ndërmjet vendeve ku produkti eksportohet.

Kurum International Sh.a. është gjithashtu një prodhues kryesor i Gëlqeres se shuar te cilësisë industriale, e cila konsumohet brenda vendit dhe eksportohet ne vendet fqinje.

Ne mënyrë qe te plotësojë nevojat e prodhimit te çelikut dhe për t’i shërbyer kompanive te tjera, Kurum Holdings shtoi ne portofolin e ndërmarrjeve edhe Kurum Industrial Gas Sh.a., prodhuesi i vetëm i oksigjenit te lëngshëm dhe ne forme gazi dhe nitrogjenit ne Elbasan, duke prodhuar cilindra te tipit industrial si dhe oksigjen e nitrogjen te lëngshëm. Se shpejti ai do t’i shtoje portofolit te produkteve te tij edhe dioksidin e karbonit dhe argon.

Durres Kurum Shipping Sh.a. është investimi i dyte me i rendesishem i bere ne Shqipëri nga Kürüm Holding, duke marre shumicën ne Kantierin Detar te Durrësit, njësia portuale me e madhe ne Shqipëri, i cili konsiderohet si porta e rrugës Trans-Ballkanike Lindje-Perëndim dhe burimi kryesor i bashkëpunimit ekonomik per vendet e Ballkanit nëpërmjet integrimit te shërbimeve te portit.

SICHUAN JIANNANCHUN GROUP LTD. (SJG)

Sichuan Jiannanchun Group Ltd. (SJG) është një ndërmarrje kineze e veprimit ne shkalle te gjere, e vendosur ne Kinën Perëndimore.

Duke qene qysh nga viti 1996 një aktor strategjik ne tregun ndërkombëtar – kryesisht ne sektorin tregtar, Sichuan Jiannanchun Group Ltd. (SJG) është prej vitit 2006 prodhuesi me i madh i ferrokromit ne Kine, ndërkohe qe gëzon një prani dinjitoze ne tregun botëror.

Grupi ka ngritur një zinxhir te integruar ne industri duke përfshirë importin, prodhimin, transportimin dhe shitjen e ferrokromit, duke përdorur aftësitë e tij te agreguara.

Kompanitë e këtij Holding-u përfshijnë:

-          Jiannanchun International Economic and Trade Co., Ltd;

-          Jiannanchun Shengbo Science &Technology Co., Ltd,

-          Deyang Huakang Pharmaceutical Company,

-          Southwest Aluminium Co., Ltd,

-          Jiannanchun Biologics Co., Ltd,

-          Jiannanchun Hotel,

-          Jiannanchun Forest Park,

-          Deyang Daqu Brewery,

-          Wenjun Brewery.

Xhiroja vjetore e Grupit ne vitin 2007 arriti ne mbi 2,8 Mld RMB (afërsisht 345 Mln $).

Sichuan Jiannanchun Group Ltd. (SJG) hyn tani ne prodhimin e xeherorit te kromit, duke i shtuar portofolit te kompanive te saj pjesëmarrjen ne IMI Ltd (Illyria Minerals Industry Ltd), si një industri e madhe e integruar për përpunimin e mineraleve drejt prodhimeve përfundimtare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)