22 Janar 2021

Ndërprerjet e furnizimit me ujë si shkak i dëmtimit të rrjetit të ujit

Prishtinë, 24 dhjetor - Pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava prej - 6.17 m nën nivelin e kapërderdhjes dhe Badoci prej - 11.35 m,  Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” po vazhdon me furnizim stabil me ujë të pijshëm në tërë zonën e shërbimit.

Ndërprerjet e furnizimit me ujë në disa zona, kohën e fundit ndodhën si shkak i dëmtimit të rrjetit të ujit dhe normalisht që deri në sanimin e defekteve , detyrohemi të ndërprejmë edhe furnizimin me ujë të pijshëm.

''Me të gjitha kapacitetet teknike operative, do të mundohemi të ruajmë këtë tempo të furnizimit edhe gjatë festave të fundvitit 2020.''

''Neve si konsumatorë na mbetet të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm , të paguajmë faturat e ujit dhe të mirëkuptojmë ndërprerjet e ujit kur ndodhin si shkak i dëmtimeve në rrjet'', thekson KRU Prishtina.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)