15 Tetor 2019

Ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm në disa lagje të Prishtinës

Prishtinë, 8 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka njoftuar konsumatorët se sot ne orët e hershme te mëngjesit ne Bregun e Diellit, ka ndodh një shpërthim i tubit magjistral DN-600 mm qe transporton ujin nga FPU-Badovc.

Pa furnizim me uje mbesin këto zona te shërbimit: Pallati i Drejtesis, Veterniku, Mati 1, Bregu i Diellit (Zona Lindje, Zona Jugu, Perendimi) Aktashi I dhe Aktashi II.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)