22 Janar 2021

Naftëtarët falenderojnë Hotin për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ - Nr. 06/2019

Prishtinë, 28 dhjetor - Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës e kryesuar nga Fadil Berjani i është drejtuar me shkresë falenderuese Kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti për vendimin e miratuar në mbledhjen e 52-të të Qeverisë me datë 24 dhjetor 2020.

Me këtë vendim të miratuar është mundësuar shfuqizimi i pjesshëm i Udhëzimit Administrativ - Nr. 06/2019 për “Kushtet teknike për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarve”, i nxjerrë nga MTI.

Me këtë rast Kryetari i Shoqatës ka kërkuar që përveç Udhëzimit Administrativ të lartëcekur të shfuqizohen edhe Udhëzimet tjera Administrative Nr. 03/2020 dhe Nr. 09/2020, gjithashtu të nxjerra nga MTI, që sipas Shoqatës po e dëmtojnë vazhdimisht veprimtarinë e kompanive të naftës në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)