26 Shtator 2021

MTI ka caktuar inspektorë të veçantë për inspektimin e makinerive

Prishtinë, 30 tetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka vizituar kompaninë “Agribau” në Prishtinë, e cila importon makineri të markave të ndryshme, kryesisht makineri të bujqësisë.
 
Ministri Krasniqi fillimisht i njoftoi drejtuesit e kësaj kompanie për obligimet që ka Kosova ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe se për këtë kemi nxjerrë Udhëzimin administrativ 02/2020 për makineritë, ku parashihet që bizneset tona obligohen t’i plotësojnë disa standarde në kuadër të shenjës së konfirmitetit gjatë tregtimit.
 
“Arsyeja kryesore e kësaj vizite të përbashkët është që të konstatojmë edhe nga afër se këto makineri, të cilat importohen në Kosovë, i përgjigjen të gjitha kërkesave ligjore, përkatësisht i plotësojnë kërkesat themelore dhe kërkesat e standardeve të harmonizuara, që janë të shoqëruara me dokumentacionin teknik (deklaratën e konformitetit dhe certifikatën e konformitetit)  për vendosje në treg dhe njëkohësisht ofrojnë siguri gjatë përdorimit”, u shpreh ministri Krasniqi.

Ai bëri të ditur se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka caktuar inspektorë të veçantë sa i përket inspektimit të makinerive, të cilët do të kërkojnë që bizneset t’i përmbushin standardet përmes deklaracioneve gjatë importit.
 
Ministri Krasniqi ritheksoi edhe njëherë faktin se ne si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë jemi të përkushtuar që të rrisim përkrahjen për bizneset, të cilat operojnë në këtë sektor, për certifikimin e produkteve të tyre me skema të veçanta dhe gjithashtu do të shtojmë aktivitetet e mbikëqyrjes inspektuese për të garantuar një treg me produkte të sigurta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2021

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në edicionin e tretë "Race for the Cure" të organizuar nga shoqata e pacientëve të kancerit të gjirit Renesansa. (Ura e Arastës, ora 10:00)

- Federata e Pingpongut organizohen 2 xhirot e radhës në Superligën e Meshkujve dhe 2 xhiro në Superligen e femrave. (Shkolla 'Motrat Qiriazi' në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i trete i Race for the Cure Kosova 2021, në Prizren. (Sheshi i Lidhjes se Przrenit, ora 10:00)