24 Shtator 2020

Motorët dizelë shënojnë një rënie të konsiderueshme në 2019

Bruksel, 9 shkurt - Ndërsa aksionet e automjeteve elektrike në tregun evropian të automobilave u rritën ndjeshëm, motorët dizelë shënuan një rënie të konsiderueshme në vitin 2019, sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve (ACEA) të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

Në vit, numri i regjistrimeve të reja të automjeteve me motor me naftë shënoi rënie me 13.9 për qind në 4.65 milionë, ndërsa veturat me benzinë u rritën me 5.2 për qind për të arritur në 8.96 milion, treguan të dhënat e ACEA-s.

Gjatë këtij viti, mbi 465,000 automobilë elektrik të reja, hibride dhe me bateri, u regjistruan në BE, duke u rritur me 53.5 për qind nga viti në vit.

Ndërkohë, totali i automjeteve me energji alternative (APV), elektrike, LPG, LNG, etanol, etj - u rrit me 42.9 për qind për të arritur në 1.6 milion njësi në vitin e fundit, mbi baza vjetore.

"Automjetet elektrike ishin ndër nxitësit kryesorë të kësaj rritjeje", tha ACEA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)