25 Qershor 2018

Mos përfshirja e disa aseteve të Trepçës në statut problem shumë serioze

Prishtinë, 5 qershor - Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës.

Në këtë takim është diskutuar rreth statutit të Trepçës, i cili është miratuar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës dhe është përcjellë për aprovim në Kuvend të Kosovës.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shprehën shqetësime serioze lidhur me këtë statut.

Vërejtjet e tyre ishin në dy çështje: problemet sociale të punëtorëve dhe mos përfshirja e disa aseteve shumë të rëndësishme të Trepçës në këtë statut.

Ndërsa, kryetari Hoti i njoftoi sindikalistet se në seancën e sotme të Kuvendit, ka kërkuar nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik që të ftojë në diskutim Bordin, Menaxhmentin dhe Sindikatën e Trepçës për të shqyrtuar këto vërejtje.

“Mos përfshirja e disa aseteve shumë të rëndësishme të Trepçës në këtë statut është shumë serioze, dhe është për t’u çuditur se si mundet dikush të gjejë lirinë që të lërë jashtë statutit të Trepçës asete të rëndësishme”, potencoi Hoti.

Kryetari Hoti premtoi se kjo çështje do të trajtohet me shumë kujdes nga Grupi Parlamentar i LDK-së dhe se do të merren parasysh të gjitha sugjerimet e palëve para se të vije Statuti në Kuvend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)