25 Prill 2024

MMPH përkrahë financiarisht Hidroregjionin Jugor

Prishtinë, 8 shtator - Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, në vazhdën e përkrahjes së projekteve të fushave përkatëse në komunat e Kosovës, gjatë vizitës në Komunën e Prizrenit, në prani të kryetarit të kësaj komunë Ramadan Muja, ka nënshkruar marrëveshje me kryeshefin ekzekutiv të kompanisë  rajonal të ujësjellësit K.R.U “Hidroregjioni  Jugor”, Besim Baraliu.

Sipas Marrëveshjes MMPH do të financoj projektin “Rehabilitimi i Kaptazhës në Kabash të Hasit ”, në vlerë prej: 60,000.00 euro.

U.d Ministri Shala gjithashtu në këtë takim ka biseduar për ecurinë e projektit të Grumbullimit dhe Trajtimit të Ujërave të Zeza në Kosovën Juglindore, projekt ky i një rëndësie të veçante për ketë pjesë të Kosovës.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Muja falënderoj z. Shala për angazhimin e tij në projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Prizrenit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)