17 Tetor 2017

MMPH nuk ka lëshuar leje për operatorët në Mitrovicë

Mitrovicë, 26 korrik - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtirit, kinse dy operatorët \"BTP HOLDING\" dhe  \"BAS PARTNERS\" janë të pajisur me leje mjedisore nga MMPH.

 \"Ju vejmë në dijeni se operatorët në fjalë nuk janë të pajisur me leje mjedisore, por pasi  janë të pajisur me pëlqime komunale nga Komuna e Mitrovicës për vendosjen e objekteve në këto dy lokacione, konform normativave ligjore edhe nga MMPH janë pajisur me pëlqime mjedisore\", thuhet në një kumtesë të MMPH-së.

Pëlqimi mjedisor nuk është leje mjedisore por është pëlqim paraprak dhe kusht për marrjen e lejes ndërtimore nga komuna dhe plotësimin e kritereve për leje mjedisore, që do të thotë se operatorët në fjalë nuk posedojnë leje nga MMPH.

Ministria njofton se në ndërkohë operatori “BTP HOLDING” ka bërë kërkesë në MMPH për dislokim të aktivitetit. \"Ndërsa ndaj BAS PARTNERS Inspektorati i MMPH me datë 27.03.2017 ka nxjerrë aktvendim për ndërprerjen e aktivitetit të punës në fazën e testimit të pajisjeve dhe për çdo testim të tyre, paraprakisht është i obliguar të njoftoj organet komunale dhe organet e MMPH-së\", thuhet në kumtesë.

MMPH njofton se në vazhdimësi ka qenë në kontakt me zyrtarët kompetent të Komunës së Mitrovicës dhe çdo herë është përgjigjur sipas kërkesave të qytetareve dhe organeve komunale të Mitrovicës, lidhur aktivitetin e operatoreve në fjalë.

Po ashtu Inspektorati i MMPH-së ka kryer inspektime te përbashkëta me Inspektoratin e Komunës së Mitrovicës në objektet e të dy operatoreve me 13 korrik 2017.

Ndërsa sot Inspektorati i MMPH-së së bashku me kryetarin, nënkryetarin dhe zyrtarët e Komunës së Mitrovicës ka inspektuar dy operatorët me ç’rast janë shqiptuar masat siq janë:  vendimet për mos zhvillim të aktivitetit janë në fuqi, në afat shtat ditor të paraqesin raport në MMPH për rezervat e vajrave të cilat i kanë të deponuara për trajtim si dhe origjinën e tyre, derisa zyrtarët komunalë do ta vëzhgojnë për së afërmi nëse zhvillohet aktivitet nga këta dy operatorë, do të merren masa konkrete konform dispozitave ligjore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Tetor 2017 - Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova takohet me përfaqësuesit e LDK-së. (Kuvendi i Kosovës, sall S3, 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të mbahet diskutim për caktimin e shortit lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me prioritetet dhe sfidat e ministrisë që udhëheq.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Dr. Pal Lekaj, do të inspektojë rrugët Istogut. (Selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Istog, ora 10:00)

- Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“ në bashkëpunim me Smart Center, organizojnë ligjeratën me karakter informues me përfaqësuesin e ëhitman School of Management, Syracuse University, Neë York, Donald Harter. (Biblioteka Kombëtare e Kosoves, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën bëhët shqyrtimi i Projektplanit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashie raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e Ministrisë së Kulturës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të bëhët propozimi i anëtarit në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të ish të Dënuarve dhe ish të Përndjekurve Politikë, etj... (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa ku do të bëhët shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Zhvillohet seanca gjyqësore për çështjen e Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP) kundër RTK-së dhe AKP-së. (Gjykata Themelore në Pallatin e Drejtësisë në Veternik, salla 209, ora 14:00)

- Shefja e Zyres së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova takohet me përfaqësuesit e AAK-së. (Kuvendi i Kosovës, salla S1, ora 14:30)



Ngjarjet e fushatës zgjedhore



- Kandidati i Aleancës për Ardhmërië e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban takim me qytetarët. (Hotel Grandi, ora 10:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me aktivisten e shoqërisë civile, Igballe Rugova. (Lagjja Tohane, afër Kolegjit Riinvest, ora 10:00)

- Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do ta vizitojë tregun me shumicë. (Tregu me shumicë, ora 11:00)

- Aleanca Kosova e Re mban konferencë për media në të cilën do të bej prezantimin e projekteve për Prishtinën. (Hotel Sëiss Diamond, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me Shoqatën e Administratorëve të Banesave Publike. (Lagjja Arbëria, afër Meridianit, ora 11:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi  takohet me kryesinë e Federatës së Futbollit. (Lagjja Dardania, afër Termokosit, ora 12:00)

- Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do t'i takojë përfaësuesit e shoqatës së gastronomëce. (Objekti i Komunës, ora 13:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari mban tubim elektoral në Shtime. (Shtëpia e Kulturës, ora 15:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban tubimin e madh qendror. (Palestra e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, ora 16:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubime elektoral me qytetarë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës “ Mensur Zyberaj” në Rahovec, ora 17:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Ferizajit, Faton Topalli mban tubim elektoral në Ferizaj. (Sheshi i Qytetit "Hyrë Emini", ora 17:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë programin për banorët e lagjes Lakrishtë. (Lagjja Lakrishte, parkingu afër Pro Credit Bank, ora 18:00)

- Partia Demokratike e Kosovws mban tubimin elektoral në Pejë. (Palestra Sportive “Karagaqi”, Pejë, ora 18:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërië e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu në Vranidoll. (Vila Natyra në Vranidoll, ora 19:00)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë programin për banorët e lagjes Mati 1. (Shkolla Fillore “Pavarësia”, ora 19:00)

- Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli mban tubim me qytetarët e Prishtinës. (Shkolla Fillore Ilira në lagjen Velania, ora 19:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra mban tubim elektoral në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë programin për të rinj. (Kodra e Trimave, lagjja “Herticeve”, te Xhamia, ora 20:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubime elektoral me qytetarë të Obiliqit. (Palestra Sportive “Adem Jashari”, ora 20:30)

- Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ditën e mbyll prap me të rinjt e lagjes Kalabria. (Lagjja Kalabria, Restoran Collecshen, ora 21:00)
 ,