15 Tetor 2019

Ministria e Financave ndihmon sektorin e prodhimit me 90 milion euro tatime

Prishtinë, 6 prill - Ministri i Financave që nga marrja e mandatit ka vendosur si qëllim strategjik që buxhetin e Shtetit ta mbush përmes zhvillimit ekonomik të vendit dhe jo duke vendosur tatime të reja dhe duke ngritur tatimet ekzistuese.

Në frymën e kësaj që nga dita e parë e marrjes së mandatit ka marr hapa shumë të medhenjë në politika fiskale duke liruar nga tatimi doganor të gjithë lëndën e parë, paisjet e prodhimit, gjysëm produktet dhe paisjet e IT për ta ndihmuar jo nvetëm prodhimin por edhe punësimin e të rinjëve dhe të rejave.

Falë këtyre  poltikave fiskale që nga dita e parë e lirimit janë liruara mallra në vlerë totale më shumë se 320 milion euro, ndërsa vetëm në nivel të tatimeve  deri më 30 mars 2019 janë 90 milion euro të cilat nuk kanë hyrë në buxhet por i janë dhënë sektorit të prodhimit për ta filluar prodhimin e ri apo zgjeruar prodhimin ekzistues.

Këto politika kanë dhënë rezultatet e para shumë pozitive në tri aspekte, në aspektin  rritjes së numerit të prodhuesve ku sipas të dhënave të ASK-së më së shumti rritje të numrit të bizneseve ka pasur te sektori i prodhimit dhe te ai i ofrimit të shërbimeve, e dyta ka pasur efekt shumë pozitiv te numeri I të punësuarave prapë  sektori privat prinë,  sipas  te dhënave nga ATK shihet  se numri i të punësuarave nga 2018 ka një rritje për rreth 15 mijë më shumë krahasuar me 2017, sidomos  te sektori privat siç janë bizneset individuale, shoqërit aksionare  dhe Sh.P.K.

Trend shumë pozitiv i prodhimit  po shihen  edhe në tre muajtë e parë të këtij viti.  Ku nga 01 janari deri më 30 mars janë 17 milionë  euro tatime të liruara.  Ndersa në periudhën e njejtë të vitit 2018  ishte 13 mililionë euro.

Tani jemi duke e përgatitur paketën legjislative tatimore për ta sjell sa me afër me direktivat e BE-së dhe për ti thjeshtëzuar gjithë procedurat dhe eliminuar gjithë burokracinë për biznesin ku pa dyshim do të ketë një ulje të shpenzimeve  dhe kursim të kohës që kalon biznesi duke humbur në procedura të ndryshme.

Përveç me politika fiskale edhe me mjetet tjera Ministria e Financave  po e ndihmon shumë biznesin duke i ofruar masa lehtësuese për ti rritur aftësitë e punës te të rinjtë dhe të rejat përmes marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare, ku që nga dita e parë e marrjes së mandatit deri më sot vetëm në formë të granteve, për shkak të stabilitetit të qëndrueshëm mikro fiskal janë 184,096,000 milionë euro, me pas jemi duke e zhvilluar me ritme shumë të shpejta Fondin për Garantimin e Kredive për ti ndihmuar të gjitha bizneset e reja të cilat nuk kanë mundësi të ofrimit të një mbulese në Banka apo institucione tjera financiare.

Deri më tani Fondi  ka garantuar shumë, janë 93,822,838 milion euro kredi të lëshuara nga Institucionet Financiare të Regjistruara  të cilat janë të shpërndara  në 2409 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)