27 Shkurt 2020

Ministri Shala fton investitorët e industrisë se automobilave për të investuar në Kosovë

Prishtinë, 2 maj  Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit të automjeteve “Prishtina International Autoshow”, që po mbahet  në Qendrën e Panaireve në Shkabaj të Prishtinës.

Ministri Shala fillimisht e vlerësoi industrinë e automobilave si mjaft me rëndësi për tregti dhe ekonomi dhe se për këtë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ndërmarrë disa hapa për krijimin e kushteve për investime në Kosovë.

“Është nder dhe kënaqësi për mua që si ministër i Tregtisë dhe Industrisë të jem në hapjen e këtij panairi, që është jashtëzakonisht shumë i rëndësishëm për Tregtinë dhe Ekonominë e vendit tonë”, theksoi ministri Shala.

Ai më tej ka treguar përkushtimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të mira për juve, në këtë rast si tregtarë, si importues të brendeve kryesore të automjeteve në Republikën e Kosovës, por njëkohësisht duke kërkuar nga ju një partneritet me Qeverinë e Republikës së Kosovës, me qëllim që çdo kontakt tuajin që e keni me kompanitë e mëdha ta shfrytëzoni si mundësi që këto kompani bashkërisht t’i ftojmë që të investojnë në Kosovë.

Ministri Endrit Shala ritheksoi edhe njëherë se unë si ministër i Tregtisë dhe Industrisë dhe ministria që e drejtoj unë kemi marrë disa hapa dhe do të vazhdojmë me hapa të tjerë duke ofruar mundësi dhe lehtësira për investime në Kosovë dhe njëkohësisht për të  krijuar kushtet për investitorët potencialë në mënyrë që ta kenë më të lehtë ose të kenë më të arsyeshme përzgjedhjen e tyre, në këtë rast Republikën e Kosovës, për investime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2020 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40 - vetëm pamje)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projekti të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet  seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës. ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizon konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen në lagjen Kalabria në Prishtinë. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)

-  OJQ-së Aktiv bën prezentimin e letrës ‘Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës’, mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. (Hotel Sirius, ora ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian bën shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, pret në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, (Kabineti i kryetares Osmani, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët pret në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Lorena Haxhiu. (Zyra e kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00 shtyher per nese)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e Ekspozitës INFRARED: Additions në Fushë Kosovë. (Rr. e Pejës të rrethi në Fushë Kosovë, ora 18:00)