24 Tetor 2017

Ministri i Financave liron nga tatimi doganor dhe akciza prodhuesit kosovar

Prishtinë, 29 shtator - “Ministria e Financave sot  fillon me implementimin e masave të politikës fiskale.  Këto  masa që sot  fillojnë  të implementohen kanë ardhur si rezultat i kërkesave të biznesit dhe objektivave të Ministrit të Financave për ta ndihmuar zhvillimin e prodhimtarisë së vendit tonë”, ka thënë sot ministri i Financave Bedri Hamza në takim me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza bëri të ditur se sot ka marr vendim që ti përcjell në Qeveri Vendimet dhe Udhëzimet Administrative, të cilat do të finalizohen gjatë muajit tetor, ndërsa do të fillojnë të krijojnë efekt material nga data 01 janar 2018 kur edhe fillon viti fiskal.

Lirimet nga tatimi doganor për të gjithë prodhuesit e vendit tonë të cilët janë të autorizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës për të drejtën e shtyrjes së TVSH-së.

Ministri e ka potencuar edhe me herët se objektiv i yni është që ta ndihmojmë zhvillimin e sektorit privat, përkatësisht prodhuesve brenda vendit tonë dhe të gjithë atyre që vijnë për të investuar në vendin tonë.

Për këtë arsye sot të gjitha lirimet nga tatimi doganor dhe akciza kanë të bëjnë me fushën e ndihmës së prodhimtarisë me këtë rast: 

1.      Është liruar nga tatimi doganor lënda e parë që shfrytëzohet në proces të prodhimit.

2.      Lirohen  nga tatimi doganor gjysmë produktet të cilat përdoren në proces të prodhimit.

3.      Lirohen nga tatimi doganor  të  gjitha  linjat e makinerive  prodhuese të cilat  përdoren në hapësira prodhuese për prodhim.

4.      Lirohen  nga tatimi doganor pajisjet e teknologjisë së informacionit.

5.      Lirohen nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesit pavarësisht se a importojnë vetë apo përmes kontraktorëve për të gjitha burimet e energjisë të cilat përdoren  si  lëndë ndihmëse në procesin e  prodhimit siç janë:

a) Mazuti,

b) Gazi,

c) Nafta , etj.

6.      Do ti propozohet Qeverisë të aprovoj Udhëzimin Administrativ për shënjimin  e miellit, i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës.

Sipas ministrit Bedri Hamza, ky është hapi i parë i masave të politikës fiskale të cilat janë  harmonizuar edhe me  kërkesat e biznesit.

“Përveç lëndës së parë, ne kemi liruar edhe  gjysmë produktet  të cila përdoren në proces të prodhimit në të gjitha linjat e prodhimit të cilat përdoren në proces të prodhimit nga ana e prodhuesëve.  Po ashtu edhe te tatimi i akcizës  lirohen  të gjitha burimet e energjisë të cilat përdoren si lëndë ndihmëse në proces të prodhimit. Pra nuk lirohet vetëm mazuti por lirojmë nga tatimi i akcizës për të gjitha burimet e energjisë, mazut, gaz, naftë, etj” ka shtuar Ministri Hamza.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Të  gjitha këto masa të lirimit nga tatimi doganor dhe tatimi i akcizës  do ta ndihmojnë prodhimtarinë  e vendin tonë dhe do të na bëjnë një treg më atraktiv për investime të huaja”.

“Po ashtu sot është themeluar edhe Këshilli Konsultativ si një mekanizëm formal i komunikimit Biznes – Ministri e Financave. Këshilli do ta sjell një frymë të sinqertë bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Financave dhe Biznesit, do të jetë një mjet transparence për çdo vendim që do të merret nga ana e Ministrisë së Financave që ka të bëjë me jetën e biznesit në Kosovë” shtoi Ministri Hamza.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2017 - Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët ne tëmën “Vendet e punës dhe pengesat për krijim të punësimit në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha informon Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me prioritetet dhe sfidat e kësaj ministrie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Shefi Observer i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, Alojz Peterle mban një konference shtypi në të cilën do të japë një deklaratë mbi gjetjet paraprake të Misionit . (Hotel Swis Diamond, ora 10:30)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e Ministrisë së Inovacionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Zëvendës shefi i misionit të Eulex-it në Kosovë, Bernd Thran mban një ligjeratë ku do të diskutohet është ''Roli i EULEX-it në zbatimin e sundimit të ligjit'. (Objekti i kolegjit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit i për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku do të bëhët formimi i grupit punues për hartimin e Planit për zhvillimin e diplomacisë parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit financiar të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën janar-shtator 2017 dhe Programit të Shpenzimeve të RTK-së, për periudhën tetor-dhjetor 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 140 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 14:00)

- Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me Marrëveshjen për Drejtësinë të datës 10 shkurt 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N sallën S-I, ora 14:00)

- UBT mban konferencen për të ardhmen Euro-Atlantike të Kosovës. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 17:30)

- Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës mban akademi solemnje në prag të shënimit të 500 vjetorit të Reformacionit Protestant. (Hotel Swis Diamond, ora 18:00)