16 Prill 2024

Mercedes SL Class i ridizajnuar

Frankfurt, 7 korrik - Përveç ndryshimeve vizuale, Mercedes SL ka edhe përmisime teknike, kurse në ofertë do të gjeni dy motora të ri.

Në shfaqjen vizuale është e lidhur pamja e përparme e maskës, përpara me parakolp të ri në të cilin janë ngulitur dritat LED, sistem i ri ndriçimi, një parakolp i ridizajnuar dhe dritat e pasme të reja.

Gjithashtu ka edhe ndryshime brenda, në lidhje me disa kombinimie të reja të ngjyrave dhe ndriçim shtesë të ambientit. Sipas prodhuesit edhe materialet janë nga më të mirat.

Sa për motorët, SL 500 merr një të ri 4.7 litër V8 benzinë me BlueDIRECT teknologji të injektimit. Ndërsa me ndihmën e turbocharges zhvillon 429hp, ndërsa 15% shpenzojnë më pak nga paraardhësi i tij me fuqi 382 hp.

I impresionuar nga numrat? Për ata që ende nuk janë, Mercedes SL600 ofron me 5.5 litër bi-turbo V12 me 510 hp, e cila do të arrij 100 km/h për 4.5 sekonda.

Për konsumatorët që kërkojnë më shumë, Mercedes në fund të vitit do të ofrojë AMG SL63 dhe SL65 AMG modele.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)