18 Tetor 2019

Mbahet konventa e parë e Prodhuesve të Kosovës

Prishtinë, 29 nëntor - Klubi i Prodhuesve organizon sot hapjen zyrtare të Konventës së Parë të Prodhuesve të Kosovës.  

Qëllimi kryesor i organizimit të Konventës së Prodhuesve të Kosovës është fuqizimi i sektorit të prodhimit dhe promovimi i produkteve “Made in Kosova”.

Rritja e qasjes së këtyre produkteve në tregjet e huaja si dhe qasja në edukim dhe aftësimi profesional i të rinjve do të jenë temat kryesore të kësaj konvente të cilat do të zhvillohen nëpërmjet sesioneve të ndryshme të kësaj konvente.

Gjatë kësaj konvente, do të bëhet dhe lancimi i platformës digjitale Made in Kosova. Platforma Made in Kosova është një platformë digjitale për promovimin e kompanive të Kosovës dhe produkteve në mbarë botën, e cila do shërbejë në rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe i bënë ato pjesë të zinxhirit së vlerës globale.

Gjithashtu, gjatë konventës Klubi i Prodhuesve të Kosovës do prezantojë KOCME- Qendra Kosovare për Përsosmëri të Prodhimit, e cila do jetë një qendër moderne trajnuese që do mbështesë krijimin e vendeve të reja të punës dhe trajnim profesional të rinisë.

Pjesëmarrësit e kësaj konvente përfshijnë prodhuesit dhe përfaqësuesit e bizneseve, përfaqësuesit e qeverisë dhe institucioneve shtetërore, përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare, donator të ndryshëm dhe përfaqësues të ambasadave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)