25 Prill 2024

Mbahet konventa e parë e industrisë së drurit në Kosovë

Prishtinë, 19 tetor - Drejtori I USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i bordit të Shoqatës së Prodhuesve të Drurit, Hashim Deshishku, do të flasin në Konventën e parë të industrisë së drurit në Kosovë. 

Tematika e Konventës së Industrisë së Drurit është “Përpunimi i drurit në fokus: trendet, teknologjia dhe mjedisi i biznesit”. 

Kjo konventë dy ditore përfshin disa forume duke përfshirë  “Forumin e biznesit”, “Forumit për çështje të konkurrueshmërisë”, ose “Panelit të zhvillimit të fuqisë punëtore”. 

Kompanitë e përpunimit të drurit të Kosovës do të ekspozojnë produktet e tyre për publikun gjatë të këtyre dy ditëve, bashkë me zgjidhje nga fusha e dizajnit të interierit punuar nga studentë të universiteteve.

Ceremonia e çmimeve të “Konkursit të Dizajneve nga Studentë” do të përmbyllë punimet e konventës.

USAID-i, përmes komponentës së tij Fuqizimi i Sektorit Privat punon ngushtë me prodhuesit dhe përpunuesit e drurit të Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)