19 Prill 2024

Mbahet konventa e industrisë së drurit e cila promovon fuqizimin e eksportit

Prishtinë, 6 dhjetor - Zëvendës Drejtorja e Misionit të USAID Lisa Magno, bashkë me Kryeministrin e Republikës të Kosovës Ramush Haradinaj, Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani, Kryetarin e Bordit të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës Hashim Deshishku, dhe Zëvendës Shefin për Bashkëpunim nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Libor Chlad, do të jenë të pranishëm në hapjen e edcionit të dytë të Konventës së Industrisë së Drurit.

Kjo ngjarje do të ofrojë një platformë rrjetëzimi për prodhuesit e mobilerisë të Kosovës, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtarë, dhe të gjithë akterët relevant të industrisë së drurit. Tema e Konventës është: Fuqizimi i Eksportit, Inovacionit dhe Dizajnit.

Pjesë e Konventës do të jenë forumet e ndryshme ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të prezantojnë tema kyçe për industrinë e drurit.

Gjithashtu, fokus të veçantë do të kenë prezantimet e aktiviteteve të donatorëve në Kosovë dhe roli i akterëve relevant të kësaj industrie.

Mbi 20 kompani kosovare të përpunimit të drurit do të ekspozojnë produktet e tyre për publikun dhe do të zhvillohen takime B2B mes bizneseve.

 Në kuadër të kësaj Konvente, studentët e univerziteteve të Kosovës do të ekspozojnë dizajnet e tyre të mobilerisë si pjesë e Garës Studentore të Dizajnit, për të cilat do të ndahen çmime në ceremoninë përmbyllëse.

Edicioni i dytë i Konventës të Industrisë së Drurit është organizuar nga Shoqata e Përpunimit të Drurit të Kosovës (SHPDK), projekti i USAID EMPOWER Private Sector në partneritet me SIDA, projekti i financuar nga BE - ICEP, Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Projekti pesëvjeçar i USAID-it, EMPOWER Sektori Privat, në bashkpunim me Agjencionin  Suedez për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, është angazhuar që nga korriku i vitit 2014 për të stimuluar krijimin e vendeve të punës në shkallë të lartë, duke e ngritur aftësinë konkurruese të firmave kosovare në sektorët e gatshëm për zhvillim të veshmbathjeve, përpunimit të drurit, TIK-ut, energjisë së ripërtëritshme, turizmit dhe përpunimit të metaleve.

Deri më sot, ky projekt ka krijuar mbi 2400 vende të reja të punës në mbarë Kosovën, me plane për t’i krijuar gjithsej 5000 vende të reja të punës deri në korrik të vitit 2019.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)