03 Gusht 2021

Mbahet konferenca e 8-të e përbashkët Ballkanike për Ujin

Prishtinë, 4 nëntor - SHUKALB dhe SHUKOS sot hapin Konferencën dhe Ekspozitën e 8-të të Përbashkët Ballkanike të ujit, e cila do të mbahet si një aktivitet virtual në datat 4-6 nëntor 2020.

Tema e Konferencës është “ Uji dhe Ndryshimet Klimatike” , që është frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2020, dhe fokusohet te këto dy tema dhe se si lidhen në mënyrë të pandashme me njëra-tjetrën.

Ndryshimet klimatike janë një kërcënim i vërtetë për burimet ujore pasi ndikon në sasinë, ndryshueshmërinë, kohën, formën dhe intensitetin e reshjeve, të ekspozuara përmes ngjarjeve ekstreme të motit, siç janë thatësira dhe / ose përmbytjet, por edhe ngritja e niveleve të detit dhe shkrirja e akullnajave.

Për të trajtuar ndryshimet klimatike, ne kemi nevojë për të zhvilluar dhe zbatuar strategji të adaptimit që integrojnë palët e interesuara në sektorë të ndryshëm dhe të koordinuar dhe përtej kufijve, duke u përqëndruar në menaxhimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të ujit. Përtej kësaj, secili prej nesh ka një rol për të luajtur.

Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është konfirmuar tashmë si eventi më i madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor, dhe SHUKALB dhe SHUKOS janë të përkushtuar ta bëjnë eventin virtual të këtij viti po aq interesant dhe të vlefshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të ndjekin transmetimin e drejtpërdrejtë të sesioneve teknike, sesioneve plenare si dhe diskutimet në panel.

Për më tepër, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të vizitojnë sallën virtuale të ekspozitëse dhe të shikojnë produktet dhe shërbimet e ofruara nga kompanitë tona të sektorit privat që janë aktivë në sektorin e ujit në Rajonin e Ballkanit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2021

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit  të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia inaguruese e Qendrës së parë për Arsim në Distanë. (Rr. "Rexhep Mala" nr. 49, Prishtinë, përballë ICK -së, ora 18:30)