25 Prill 2024

Mbahet forumi i promovimit tё prodhimit dhe produkteve shqiptare

Shengjin,1 prill - Ministrja e Tregtisё dhe Industrisё, Hykmete Bajrami, po merr pjesё nё Forumin “Promovimi i ndёrmarrёsisё, prodhimit dhe produkteve tё trojeve shqiptare” i cili po mbahet nё Shёngjin tё Shqipёrisё.

Nё kёtё forum po ashtu pjesёmarrёs janё ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisё dhe Sipёrmarrjes sё Shqipёrisё, Milva Ekonomi, ministri i Zhvillimit Ekonomik tё Maqedonisё, Driton Kuqi, pёrfaqёsues tё klubeve prodhuese nga Kosova, Shqipёria dhe Maqedonia.

Nё ketё forum po marrin pjesё 15 kompani prodhuese nga Kosova, 15 kompani nga Shqipёria dhe 15 nga Maqedonia.

Nё fjalёn e saj para tё pranishmёve, ministrja Bajrami tha se krijimi i njё ambienti tё pёrshtatshёm pёr tё bёrit biznes nuk ёshtё çёshtje e cila kufizohet vetёm brenda kufive tё shteteve, dhe ne si qeveri po punojmё nё terma praktikё qё tё lehtёsojmё qarkullimin e produkteve dhe shёrbimeve ndёrmjet vendeve tona.

Mё tej, ministrja Bajrami theksoi se ёshtё sfiduese qё tё operohet nё tregje tejet konkurruese nё kontekstin evropian dhe rajonal, dhe se tё tri vendet tona duhet tё bёjnё mё shumё sё bashku nё mёnyrё qё tё stimulojmё prodhuesit tanё dhe tё rrisim aftёsinё konkurruese tё tyre.

Kjo nuk mund tё bёhet nga ana e institucioneve nё mёnyrё tё vetme dhe as nga ana e bizneseve; ky duhet tё jetё njё aktivitet i pёrbashkёt, tha ajo.

Bajrami nёnvizoi se Qeveria e Republikёs sё Kosovёs ka punuar shumё gjatё kёtij mandati qё tё pёrmirёsojё ambientin e biznesit, dhe kjo ka ndikuar pozitivisht nё rritjen e efikasitetit dhe performancёs sё bizneseve.

“Dyert e Qeverisё sё Republikёs sё Kosovёs kanё qenё tё hapura pёr prodhuesit e ndryshёm; kemi komunikuar dhe kemi dёgjuar brengat e tyre, bashkёrisht i kemi zgjidhur apo adresuar kёto probleme,” shtoi tha ajo.

Znj. Bajrami theksoi se shembulli mё i mirё nё kёtё drejtim ёshtё ai i pakos fiskale, ku Ministria e Financave e ka filluar pakon e dytё fiskale me 7 masa dhe sot, si rezultat i bashkёpunimit tё ngushtё me komunitetin e biznesit, ne kemi 22 masa tё pёrfshira tё cilat brenda pak kohe do tё aprovohen nё Qeveri.

“Ne po e shohim se ende nuk kemi njё integrim tё mjaftueshёm tё tregjeve tona; janё procese qё marrin kohё, por qё ministritё e linjёs po punojnё nё kёtё drejtim,” potencoi znj. Bajrami.

Ministrja Bajrami i inkurajoi prodhuesit e tё trija vendeve qё tё punojnё mё shumё me konsumatorёt dhe tё rrisin nivelin e bashkёpunimit reciprok nё mёnyrё qё tё shtohet volumi i shkёmbimeve tregtare dhe tё fuqizohet aftёsia e pёrbashkёt konkurruese. 

Ministrja Bajrami shprehu zotimin e Qeverisё sё Kosovёs pёr tё mbёshtetur bizneset nё kёtё rrugё tё progresit sepse kjo ёshtё rruga e duhur e rritjes sё ekonomisё dhe mirёqenies sё qytetarёve tё vendeve tona.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)