16 Prill 2024

Mazda prezanton së shpejti makinën e re sportive

Tokio, 18 shtator - Koncepti i makinës së re Mazda RX do të prezantohet në ekspozitën e Tokios, që do të mbahet në tetor.

Kjo makinë vjen dy vite pasi Mazda prezantoi RX Vision. Që atëherë, Mazda ka ndenjur në qetësi dhe siç duket është munduar që të krijojë një makinë edhe më të mirë se e mëparshmja e për këtë arsye ka marrë kohën që i nevojitej.

Zëvendëspresidenti i Mazda për Europën, Matsuhiro Tanaka, tha në ekspozitën e Frankfurtit se koncepti i ri do të jetë një zhvillim i RX Vision.

“Qëllimi ynë është që konceptin ta kthejmë në realitet. Po bëjmë maksimumin që kjo të ndodhë”, tha Tanaka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)