28 Mars 2024

May shpall planin e ri industrial për përballimin e Brexit-it

Londër, 24 janar - Kryeministrja britanike Theresa May shpalli të hënën një strategji industriale për t\'iu përshtatur gjendjes së ekonomisë britanike pas daljes nga BE-ja, gjatë një mbledhjeje rajonale të kabinetit në veriperëndim të Anglisë.

Plani, i titulluar \"Krijimi i strategjisë sonë industriale\", përmban dhjetë pika, duke përfshirë investimet në shkencë, kërkime dhe inovacion; zhvillimin e kapaciteteve, përmirësimin e infrastrukturës; mbështetjen e biznesit; nxitjen e tregtisë dhe të investimeve etj.

Objektivi i strategjisë është përmirësimi i standardeve të jetesës dhe zhvillimi ekonomik, duke shtuar produktivitetin dhe duke nxitur rritjen në të gjithë vendin.

Kjo strategji është \"një pjesë e rëndësishme e planit tonë për Britaninë pas daljes nga BE-ja. Ajo do të ndihmojë për të siguruar një ekonomi më të fortë dhe një shoqëri më të drejtë\", tha May. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)