13 Dhjetor 2017

Masat e reja fiskale 100 për qind lirojnë prodhuesit nga taksat pa kushte

Prishtinë, 9 tetor - I vlerësojmë lartë masat fiskale që 100%  lehtësojnë çdo aktivitet prodhues e përpunes në Kosovë pa kushte. Këto tejkalojnë edhe çdo pako të quajtura 1 dhe 2. Këto masa lehtësuse i kanë munguar Kosovës që nga pavarësia e saj, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Ai shtoi se që nga viti 2014 një gjë e tillë ka qenë e premtuar nga partitë politike e Qeveria e Kosovës dhe i disajnuar nga AKB-ja dhe përfaqësus tjerë të biznesit. Ka munguar guximi i qeverisë për të bërë këto reforma fiskale apo presioni i lobit të tregtarëve të fuqishëm që të barazon fuqinë konkuruese të prodhuesve vendës me ata të huaj në tregun tepër liberal në vendin tonë.

AKB-ja, përshëndet Qeverinë e Kosovës dhe ministrin e Financave, që pas dhjetë ditësh që ne i kemi paraqitë kërkesat me shkrim për reforma dhe  lehtësira fiskale kanë marr vendimin e duhur. Edhe pse të vonuar, por shumë domethënës që jep përshtypje se kjo qeveri do të forcon fuqinë konkuruese të prodhuesve kosovar.

Agim Shahini, foli edhe për faljen e borgjeve të disa kompanive vendëse që kishin për shfrytëzimin e ujit për prodhim dhe ambalazhim rreth 59 milionë euro. Sipas tij ky është vendim i guximshëm e me vend dhe nga kjo nuk ka humbur askush, sepse ujë nuk ka qenë prodhim i qeverisë që të ia faturon bizneseve, por është burim i natyrës dhe këto kompani e kanë shfrytzuar për prodhim, punësim, eksport dhe parandalim i eksportit të parave të gatsthme për import të ujit nga vendet e ndryshme të regjionit.

Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së tha se Ligji për Prishtinën ka rëndësi të madhe dhe se është po ashtu një vendim shumë i  rëndësishëm për kryeqytetin e Kosovës dhe për jetën e qytetarëve dhe bizneseve që jetojnë dhe punojnë  këtu, por edhe për investitorët është një mundësi e re.

Ai shtoi se AKB-ja, e vlerëson ritmin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të krijuar Kosovën nga një vend importues në një vend eksportues, pra nga një vend pesimistë për qytetarët e vendit, një vend me shpresë për ta.

Sylejman Konushefci, pronar i fabrikës së vajit ushqimore Biooil, tregoi se për shkak të politikave jo të mira fiskale e të shtrejta ishte detyruar që një pjesë të fabrikës së vajit ta barti në Bulgari.

Ai thotë se po pret të sheh politikat fiskale të reja që pritet të nisin së zbatuari nga një janari vitit 2018, të shoh dhe nëse ato janë të favorshme përsëri njërën pjesë të fabrikës do të kthej në Kosovë.  

Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së,  tha se Ligji 04 L -163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor  nga vitit 2014 i kanë dhënë të drejt ministrit të Financave që në bazë të udhëzimit administrative të liroi të gjitha produktet për lëndë të parë për prodhim, gjysëm produkt, linja të prodhimit, pajisje teknologjike si dhe lirim nga akciza për të gjitha burimet e energjisë që përdoren si lëndë përcjellëse të prodhimit. Këto masa fiskale duhet të plotësohen në vazhdimsi varësisht nga kërkesat e bizneseve prodhuese, sepse ia lejon ligji.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Dhjetor 2017 - Shoqata e Pediatërve dhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosvës organizojnë simpoziumin për skrining prental të anomalive të lindura të zmrës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në takimin e Ekipit Përgatitor për të Vërtetën dhe Pajtimin. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë takimin e përvitshëm me kryetarët e komunave të cilët janë edhe udhëheqësit e Këshillave Komunal për Siguri në Bashkësi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Organizata “Amnesty International” prezanton raportin “Plagë që të djegin shpirtin: Dëmshpërblim për të mbijetuarit e përdhunimit gjatë luftës, por drejtësi s’ka akoma”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojn Panelin Diskutues me temë “Sfidat e Financimit të Subjekteve Politike: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Trajtimin e ndërtimeve pa lej. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00 )

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën publikimin e raportit “Paraja publike e shpenzuar në media”. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të diskutohet rreth sfidave kryesore legjislative dhe politikave lidhur me procesin e MSA-së, me Projektin e Binjakzimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Buxhet për vitin 2018 për ministritë e linjës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese-Preportr mbajnë konferencën për media ku do të prezantohet hulumtimi mbi patronazhin politik në Kosovë, përkatësisht punësimet e zyrtarëve në pozita të larta vendimmarrëse të cilët kanë lidhje me partitë politike. (Hotel Sirius, ora 11:30)

- Anëtarët e sindikatës së Korporatës Energjetike të Kosovës dhe punëmarrësit tjerë të KEK-ut protestojnë me qëllim mbrojtjen e vendeve të punës për shkak tëmos realizimit te zhvendosjes se zones 52 ha. nga ana e Qeverise dhe menaxhmentit te KEK-ut dhe shpetimi i vendit nga kolapsi energjetik! (Para Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë  organizon diskutimin publik “Pritjet e serbëve të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi”, pjesë e së cilit janë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarë. (Media Center në Çagllavicë, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të nënshkruan marrëveshje për promovimin e punësimit në sektorin privat në mes MTI-së dhe PPSE-së. (Ndërtesa e MTI-së, ora 13:00)

- Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova organizojn Orën e Kodimit ne te cilen do të kenë mundësi të kodojnë lojë, programim në telefon, apo edhe Robotikë ku e pranishme do te jete edhe ish-Presidentja e shtetit Znj. Atifete Jahjaga. (Rr. Ganimete Tërbeshi nr. 26A, Aktash, 50 metra larg nga ndërtesës së OSCE, ora 15:30)