16 Gusht 2022

LVV deponon kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Inspekcionit në Prishtinë

Prishtinë, 19 prill - Sot, Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Gëzim Sveçla dhe Arianit Beqiri, kanë dorëzuar Kallëzim Penal, në Gjykatën Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, për keqpërdorim të detyrës zyrtare të Inspektorëve të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës duke mos ndërhyrë në objektin pa leje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

"Më 6 prill 2022, mbajtëm Konferencë të Jashtëzakonshme duke prezantuar refuzimin e lejes nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, që ia kishin bërë LDK-së. Pavarësisht kësaj, ata sërish kishin ndërhyrë në këtë objekt."

"Ne, në konferencë paralajmëruam që jemi duke e përgatitur një kallëzim penal. Dy javë më vonë, ndonëse shpresuam se Drejtoria e Inspekcionit do të marrë masa, një gjë e tillë nuk ndodhi, prandaj edhe sot deponuam këtë Kallëzim Penal."

"Presim nga organet e drejtësisë që të marrin masa ndaj atyre që e keqpërdoren detyrën zyrtare duke toleruar ndërtime pa leje në qendër të qytetit. Dhe, ftojmë LDK-në që të tërhiqet nga kjo traditë e saj, sepse po e ngulfat Kryeqytetin", ka thënë Sveçla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)