19 Prill 2024

“Lotus Elite“ ve në sprovë konkurencën‏

Paris, 18 tetor - Nga ngjarjet më të mëdha që kanë ndodhur në Auto-Show sallonin në Paris, padyshim se është edhe prezantimi konceptual i makinave “ Lotus “ i cili planofikon një ofanzivë të përgjithshme për ta luftuar konkurencën.

“Elite ” është version klasik që do të shfaqet në mënyrë të konvertueshme dhe më të moderuar.

Përpos fotografive të para zyrtare, “ Lotus “ ka shfaqur edhe disa karakteristika të makinës. Pjesa sipër e veturës është e përpunuar nga metali dhe qelqi që lejon të depërtoj më tepër dritë natyrale brenda dhe që vetura të ketë peshë më të vogël.

Mbledhja dhe lëshimi i kulmit bëhet duke shtypur vetëm një buton. “ Lotus “ nuk është deklaruar se kur do të jetë gati për treg, por është e qartë se do të jetë e fortë para konkurencës.

Nga 0 deri në 100 km/h përshpejton për vetëm 3.5 sekonda, kurse shpejtisa më e lartë është 315 km/h.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)