18 Tetor 2019

Lluka premton përmirësim të kushteve të punës për minatorët e Artanës

Prishtinë, 23 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka vizituar sot Minierën e Artanës, me ç’rast menaxhmentin dhe minatorët i ka njoftuar me marrëveshjen që Qeveria e Kosovës ka arritur me Sindikatën e Minatorëve të Trepçës, nga e cila pritet të përfitojnë të gjithë minatorët.

Edhe në këtë vizitë, Ministri Lluka ishte i shoqëruar nga Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi  dhe  deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli.

Kreu i MZHE tha se ka një bashkëpunim të ngushtë me menaxhmentin dhe minatorët dhe ka diskutuar me ta për problemet dhe mundësitë e përmirësimit të kushteve të tyre.

“Minatorët të cilët me të vërtetë kanë dhënë shumë për vendin, punojnë në kushte të vështira dhe një gjë të tillë nuk mund ta lejojmë në vazhdimësi, sepse në ato kushte në moshën e shtyrë nuk mund të vazhdohet, prandaj erdha të komunikoi lajmin që ne parashohim që shumë shpejt ta kemi një pensionim të hershëm, në moshën prej 55 vjeçar dhe me disa benefite shtesë që jemi në negocim e sipër”, tha Lluka.

Ministri Lluka Lluka tha se javën tjetër do të tres në takim menaxhmentet dhe minatorët e Trepcës dhe Artanës për të diskutuar bashkërisht gjendjen e tyre. “Nuk dëshiroj të lë hapësirë për diskriminim, pra kushtet e minatorëve në Strantërg do t’i kenë edhe minatorët në Artanë”, tha ai.

Nga ana e tij, drejtor i Minierës së Artanës Hysen Vranjolli  tha se kanë  informuar Ministrin Lluka për kushtet e vështira të punës edhe për rezultatet e tyre të punës. Ai tha se kanë pasur mungesë të buxhetit në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa morën premtimin se kjo do të bëhet në mënyrë reale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)