25 Prill 2024

Ligji për Trepçën, Beogradi kërcënon me një varg masash

Beograd, 13 tetor - Lidhur me miratimin e ligjit për Trepçën, nga Kuvendi i Kosovës, Serbia ka kërcënuar se do të marrë një varg masash dhe aktivitetesh diplomatike.

Masat dhe aktivitetet diplomatike të Beogradit zyrtar, sipas gazetës serbe Blic, do të jenë të niveleve të ndryshme.

Sipas qeveritarëve të Beogradit, pikat, të cilat do të trajtojnë janë: njoftimi tek qarqet diplomatike për “ligjet e dhunës” në Prishtinë.

Pos kësaj, Beogradi paralajmëron se do të informojë me shkrim anëtarët e KS të OKB-së dhe BE-në, për problemet e paraqitura, kurse shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq,  në mbledhjen e radhës të KS të OKB-së për Kosovën do të paraqesë, siç bën të ditur gazeta, shkeljet e Rezolutës 1244;

Beogradi kërcënon, gjithashtu, se do të formojë një ekip të ekspertëve ekonomikë, siç thuhet në gazetën Blic, që të mbrojë interesat e Serbisë dhe pronat.

Megjithë kërcënimet e përmendura, zyrtarët beogradas, më në fund, sikur detyrohen të pranojnë faktin se rrugëzgjidhja për çështjen e pronave dhe mosmarrëveshjeve është dialogu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)